“Të katërtit në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie”

anazapta

Gjatë konferencës “Albania Social Bussines Day”, që u mbajt sot në hotel “Sheraton”, kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria është shkëputur me shpejtësi nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 2005. Kreu i ekzekutivit nuk la t’i kalonte rasti për të bërë krahasime shifrash.

“Në Shqipëri, 20 vjet më parë, ne ishim vendi i 3-t më i varfër i planetit, për të ardhurat për frymë. Por Shqipëria me shpejtësi u shkëput nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, më pas me të ardhura të mesme dhe u fut në grupin me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria kishte një varfëri ekstreme prej 8.4 % në 2005, kjo zbriti në 1.2 % në vitin 2008”, tha Berisha. Duke u ndalur në barazinë ekonomikë mes burrave dhe grave, Berisha tha se “Qeveria ime ka bërë përpjekje shumë serioze në zbutjen e pabarazisë së madhe financiare që ekzistonte, në rrogat e burra dhe grave në këtë vend. Në vitin 2005 ky realitet ishte 36%, qeveria e ka ulur në 7.7%, në mesataren e BE-së, madje ka dhe vende që e kanë më të madhe se kaq”.

Më tej, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria renditet e katërta në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët. “Pak javë më parë, një grup ndërkombëtar shumë prestigjioz më sollën një studim, ku shihej kthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët. Kthimi i pasurive në mirëqenie. Ky grup analizonte rreth 96 tregues në njërin indeks dhe 51 tregues në indeksin tjetër. Pra ishte një nga studimet më gjithëpërfshirës. Këtu gjendet se Shqipëria renditej e 4-ta për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët. Qeveritë asgjë nuk kanë më të vështirë sesa shpërndarjen e të ardhurave, sesa parandalimin e thellimit të kanionit që ekziston mes atyre që pasurohen me shpejtësi dhe atyre që varfërohen. Në Shqipëri, ky grup gjen se, renditet e 4-ta me Zvicrën, Brazilin dhe Kongon, për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët”, tha Berisha.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *