Një tjetër shorte ku janë fituar miliona pa fund është zhvilluar edhe dje nga Telebingo Shqiptare. Me rastin e festës së “8 Marsit”, për të gjithë fituesit e lojës telefonike, krahas shumave të siguruara me mbajtjen e zarfeve të preferuara, Telebingo Shqiptare ka ofruar edhe nga një set dhuratash për të gjitha zonjat.
Përzgjedhja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit. Fillimisht, pjesë e lojës me ruletën janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të përzgjedhur në shorteun e datës 6 mars, të cilët kanë arritur të fitojnë plot 4.6 milionë lekë (të vjetra). Konkretisht, dje nga loja e ruletës së fatit, Flora ka siguruar 30,000 lekë, Sadiku 34,000 lekë, Agimi 28,000 lekë, Miranda 34,000 lekë, Afrimi 104,000 lekë, Fatmiri 28,000 lekë, Sotiraqi 28,000 lekë, Xhaferri 40,000 lekë, Igli 28,000 lekë, si dhe Musai 106,000 lekë. Ndërkohë që janë zgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të këtij çmimi tradicional, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 20 mars, për të siguruar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të kësaj loje.
Të tjerë fitues i janë bashkuar në vijim Telebingos, kësaj here nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Mimozën në qytetin e Librazhdit. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe një set orësh dhe bizhush dhuratë për festën e “8 Marsit”. Loja telefonike ka vijuar duke shpallur Agimin si fitues të radhës, ku dhe ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh, si dhe një set gatimi guzhine dhuratë për bashkëshorten e tij.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Lavdien në qytetin e Korçës, e cila me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar plot 110,000 lekë, shumë të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një set gatimi.
Visari në Kukës ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin dy çmimet më të preferuara, makina dhe “Rroga 2-vjeçare Telebingo” (fituesi i të cilës për dy vite rresht, merr çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh). Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këto çmime, Visari ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara, bashke më këto çmime ai ka fituar edhe një set bizhush dhuratë. Thomai ka vijuar të luajë me tej me lojën telefonike duke siguruar 80,000 lekë, si dhe një set elektroshtëpiakesh dhuratë. Ndërsa Astriti me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka fituar shumën prej 50,000 lekësh dhe një set elektroshtëpiakesh për pastrimin. Fituesja e fundit e lojës telefonike ka marrë shumën prej 55,000 lekësh si dhe një set guzhine dhuratë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,740,200 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve në Tiranë dhe Kavajë, ku dhe rezultojnë të jenë shitur biletat fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 22802 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 411 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,595 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur dy fitueset e çmimit të madh të shorteut të datës 6 mars, ku kanë marrë secils çekun me 6.6 milionë lekë (të vjetra).
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.