Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tepelenë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur me armë zjarri
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Tepelenë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur me armë zjarri
AktualitetLajm i fundit cicerr

Tepelenë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur me armë zjarri

redaktor
Published November 12, 2013
Share
SHARE

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Aurel Haxhiaj 30 vjeç nga Memaliaj dhe Niko Baka 25 vjeç janë paraqitur në spitalin e Tepelenës me plagë me armë zjarri, ku Haxhiaj si rezultat i plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.

Nga ana tjetër Baka po merr trajtimin mjekësor nga bluzat e bardha. Nuk dihen rrethanat në të cilat dy personat janë plagosur, ndërkohë që drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të policisë, të cilët pritet të hedhin dritë mbi ngjarjene rëndë.

Policia shoqëron 13 persona

Policia e Tepelenës ka shoqëruar sot 13 persona të dyshuar për ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmë në Memaliaj ku u vra një 30-vjeçar dhe u plagos kushëriri i tij.

Dy kushërinjtë Aurel Haxhiaj 30 vjeç dhe Niko Baka 25 vjeç u qëlluan me armë mbrëmjen e djeshme në Memaliaj ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për motive hasmërie.

Menjëherë dy kushërinjtë u dërguar me urgjencë në spitalin e tepelenës por 30-vjeçari Haxhiaj ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra ndërsa kushëriri i tij Niko Baka ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, autori i ka zënë pritë dy kushërinjve teksa ata ishin duke u kthyer në banesë dhe i ka qëlluar ata me automatik, gëzhojat e të cilit janë gjetur nga policia në vendgjarje.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

redaktor November 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?