Vazhdojnë dilemat nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin e vendit kandidat për në BE pas disa ditësh. Si asnjëherë tjetër, Shqipëria është vënë në epiqendër diskutimeve pro dhe kundër këtij statusi. Ndërsa Hollanda është në kërkim të aleatëve për t’i thënë ‘jo’ statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, tetë shtete anëtare bëhen bashkë në apelin për votën ‘pro’. Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtëm të Lituanisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së dhe Shefes për Politikë të Jashtme të BE, Kethrin Ashton.
Në këtë letër, tetë shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, shprehen se japin mbështetjen e plotë për një vendim pozitiv për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ashtu siç Komisioni rekomandon. Ata argumentojnë në letrën dërguar përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe kryesuesit të Këshillit Europian, se Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë, duke miratuar me shumicë të gjerë votash në Kuvend tre ligjet e mbetura, ai për Gjykatën Administrative, administratën publike dhe reformën parlamentare. Paralelisht, shprehen ata, zgjedhjet si një tjetër kusht u mbajtën në përputhje dhe respekt të lirive themelore, sipas raporteve të OSBE-ODHIR. Më tej, ata rendisin si arritje të vendit, përmirësimet e bëra në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fillimin e bashkëpunimit mes organeve ligjzbatuese. “Përveç kësaj, Qeveria e re në Shqipëri ka marrë një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe e ka vendosur këtë në krye të prioriteteve në përputhje me programin e saj. Prej dy muajsh Qeveria shqiptare ka bërë një progres të rëndësishëm, veçanërisht në angazhimin e saj të shprehur për një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, që është jetike për procesin e reformave”, thuhet në letër. Në letrën e tetë ministrave të Jashtëm renditet edhe një tjetër element i cilësuar prej tyre i rëndësishëm, Rezoluta e miratuar me unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë në 27 nëntor 2013, që sipas tyre rikonfirmon se procesi i integrimit në BE mbetet në krye të axhendës kombëtare të Shqipërisë.
“Për këto arsye në besojmë fuqimisht se Shqipëria ka përmbushur plotësisht kushtet e vendosura në BE. Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, thuhet më tej. Një votë pro e këshillit për Shqipërinë thuhet në letër, jo vetëm do të inkurajonte Shqipërinë për të vijuar përmbushjen e reformave, por do t’ju dërgonte mesazh edhe vendeve të tjera kandidate potenciale se puna e fortë në drejtim të arritjes së standardeve shpërblehet, duke e lidhur këtë me vetë besueshmërinë te BE. “Një votë pro e Këshillit do të provonte edhe njëherë se zgjerimi i BE ka një fuqi transformuesve dhe efekte qëndrueshmërie, në të mirë të të gjithë qytetarëve të BE-së”, shkruhet në letër.
Nderim për shtetet që lobojnë për shqipërinë o xhotë! Por nuk e di sesi mund te përmbushet nga pozita standarti apo kërkesa për “nje dialog të qëndrueshëm e konstruktiv me opozitën”. E shoh shume te veshtirë këtë angazhim përballë një opozite tmerrësisht destruktive? Madje më duket se destruktiviteti ushqehet qëllimisht nga banda e saliut!? Si një alibi e se nerërmes dhe me qellimin e qartë që nesër pozitës t’i thonë : “nuk je bindese dhe e gatshme për “dialogun me opozitën”etj.etj. Nuk e vini re që çdo dite e me tepër opozita po shkon drejt objektivave tê këtij qellimi,cdo ditë e mé tepër po krijon sherre për çështje thuajse ordinere??? Nuk e di cfare ilaci duhet pérdorur për qetesimin e opozitës? Më duket se s’ka ilaç pérderisa ajo drejohet efektivisht nga një skizofren i shkallës sipërore! Me sa di une për këte shkallë agresiviteti nuk ështe gjetur ende medikamenti!? Si i bëhet? A keni ju te “ditas” ndònje ilac? Thuajini thanos atëhere t’i rëndojë cështjes së shtrimit të saliut në spitalin e burgut? Thonë dhe them se vetëm kjo mënyrë kurimi ka efekt deri në dhjete vjet!? Provojeni? Nderime xhotë! V0/ shih se thonë se dhe njé kamzhik me shkozë ose thanë mallakastre e sjell saliun në udut! Shko njeheré me thanòn andej dhe prisni ca shkopinj të tillë!? Xhelat ose kërbaçist e bëj unë!?
Lajm i shkruar me objektivitet e qartesi. Përshëndetje gazetarit xhevdet shehu e kryeredaktorit thano!
xhevdet shehut ju është dhënê cmimi “njeriu i vitit” nga euromil.
Edhe ne do t’ju japim çmimin “rrapo hekali” të shoqëruar me një ton vaj ulliri e me një shkop gome për kac islamin.
Kena porosit do llokume tritol për at thanon,habjònin ,xhoté hekalin dhe edlirën sepse si shum po grricet ajo “dita” me mu. Ata meritojn cmimin ‘kulla n’vicidol plot me tritol”?