Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Thuaji stop dhjamit me portokall të kuq
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Thuaji stop dhjamit me portokall të kuq
Shendetesi

Thuaji stop dhjamit me portokall të kuq

anazapta
Published January 25, 2013
Share
SHARE

Portokalli i kuq, që ndryshe i njohim si portokalli me shegë, është në sezonin e tij. Pikërisht në kohën kur ky frut mbush tezgat, ajo që duhet të dimë është se sa i shëndetshëm është dhe cilat sëmundje lufton.  Një studim i kohëve të fundit i publikuar në revistën “Cancer Causes & Control” dëshmon se portokalli i kuq është aleati më i mirë në luftën kudër sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe tumoreve.  Studimi është kryer nga instituti italian “Mario Negri” dhe në të janë analizuar të dhënat që krahasojnë pacientët që vuajnë nga këto sëmundje dhe njerëz të shëndoshë në Itali dhe Zvicër.

Efektet pozitive

Është vënë re se agrumet në përgjithësi luajnë një rol mbrojtës ndaj tumoreve të aparatit të tretjes dhe rrugëve të frymëmarrjes. Në mënyrë të veçantë, rreziku i tumoreve të gojës dhe laringut rezulton 53 për qind më i ulët tek personat që konsumojnë rregullisht agrume (4 racione në javë) në krahasim me ata që konsumojnë pak (1 racion në javë). Efektet pozitive në këtë aspekt granatohen nga prania e vitaminës C dhe flavonoideve. Këto të fundit përfshijnë antocianinat, të cilat në portokallin e kuq gjenden me shumicë. Në një studim të kryer nga Universiteti i Katanias është parë se konsumimi i lëngut të portokallit të kuq nga kafshët e laboratorit ka reduktuar depozitimin e dhjamit në mëlçi dhe ka dhënë efekte pozitive në uljen e sasisë së triglicerideve dhe kolesterolit plazmatik.

 

Thuaji stop dhjamit

Lëngu i portokalli të kuq është provuar se ul në mënyrë të ndjeshme akumulimin e dhjamit. Për të parandaluar mbipeshën, studiuesit këshillojnë që në dietën ushqimore të jenë patjetër drithërat integrale, perimet dhe frutat. Mes këtyre të fundit nuk duhet të mungojë kurrsesi portokalli i kuq.

 

 

anazapta January 25, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • drita mesi says:
    December 21, 2015 at 12:14 am

    info te tilla na interesojne te kemi, na japin sinjale shprese

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?