Një shtetas u prangos të enjten nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë kryeqytetase, “30-vjeçari Ramiz Ukdashi, banues në Tiranë, u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie homoseksuale me të miturin E.H., 8 vjeç”.
Policia nuk dha detaje të tjera, por shtoi se “ngjarja ka ndodhur një muaj më parë” dhe se “vijojnë hetimet e mëtejshme”.