Një tjetër grabitje ka tronditur Fushë-Krujën në orët e para të ditës së djeshme dhe përsëri në fshatin Bubq, aty ku dy javë më parë u sulmua edhe shtëpia e kryekomunarit, teksa agresorët lidhën dhe torturuan gruan e të zgjedhurit vendor dhe bastisën banesën. Tre persona të maskuar hynë në shtëpinë e Agim Ajazit dhe grabitën një sasi prej 150 mijë lekësh të reja, si edhe sende te tjera me vlerë, si varëse e unaza floriri, ora dhe byzylykë. Maskat janë vënë re vetëm teksa largoheshin nga e zonja e shtëpisë, B. Ajazi, e cila në ato momente po punonte në tokën pranë banesës, por nuk i ka ndjerë kur hynë brenda. Ajo rrëfeu se pa dy persona të maskuar që ecnin me vrap drejt një makine që i priste në dalje të fshatit, vendi i quajtur Grykë-Bubq. Brenda mjetit ishte edhe një person i tretë që drejtonte makinën. Për fat të mirë brenda në shtëpi nuk ka pasur njeri, pasi ngjarja mund të kishte edhe bilanc tragjik, kurse autorët kanë hyrë nga dritarja e kuzhinës. Kryefamiljari që ndodhej në Tiranë, është rikthyer menjëherë në shtëpi pasi u njoftua, teksa konstatoi grabitjen e shumës së lekëve dhe sendeve materiale. Ai ka konfirmuar edhe shumën e grabitur nga maskat. Gjithashtu Policia nisi hetimet që nga vendi i ngjarjes, për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme të grabitësve dhe për t’i identifikuar ata. Fenomeni i grabitjeve me maska dhe armë është rritur ndjeshëm gjatë këtyre muajve të fundit në shkallë vendi, ndërsa policia ka arritur që në shumë raste të zbulojë edhe grupe të autorëve të dyshuar dhe t’i arrestojë. Por një pjesë e ngjarjeve mbeten ende pa autorë.
2 Comments
Autorët pas grabitjes shkuan te shqup-i !
Autoret u felenderuan nga Berisha dhe Basha.Javen tjeter do te behet vjedhja e trete tek fiset e tjera pasi eshte caktua nga bje vjedhje per cdo fis.