Numri i personave në punë që kontribuojnë për mbajtjen e sistemit të sigurimeve shoqërore (pra, sa pensionistë mban me pagesën e tij të sigurimeve shoqërore një i punësuar në shtet apo privat) tek ne është më i ulti në Ballkan, si dhe ndër më të ultit në Evropë (më ulët se ne është vetëm Moldavia) dhe ndoshta edhe në botë. Pensionet sot i përkasin një sistemi të vendosur 20 vjet më parë dhe që tani kanë nevojë të marrin një formë krejtësisht tjetër. Banka Botërore mbështet futjen në Shqipëri të sistemit shumëkolonësh. Ky sistem ka në thelb një ndërthurje mes skemës publike dhe asaj private të pensioneve, e cila do t’u japë qytetarëve shqiptarë përfitime të kënaqshme. Edhe pse drejtuesit e Bankës Botërore në Shqipëri shprehen mjaft të rezervuar mbi propozimet e tyre, burime nga ky institucion bëjnë të ditur se ata e kanë një ide se si skema mund të bëhet funksionale. Në raportin e tyre para dy ditësh, u shprehën qartë se reforma në pensione është një nga skemat që mund të ulë borxhin publik. Nga ana tjetër ata kanë propozuar dhe reformën në tatime e cila në thelb konsiston tek administrata tatimore, jo tek taksa si dhe në energji, skemë për të cilën ende nuk ka një përgjigje se si mund të funksionojë në vendin tonë.
Propozimet e Bankës Botërore
Sistemi i propozuar nga Banka Botërore do të jetë i përbërë nga tri kolona. Kolona e parë është quajtur “kolona zero” dhe në të parashikohet të përfshihen të gjithë të moshuarit, pavarësisht nëse ata kontribuojnë apo jo. Në disa vende kjo shtyllë aplikohet vetëm për të moshuarit e varfër dhe në disa të tjera për të gjithë të moshuarit, mbi një moshë të caktuar. Qëllimi i kësaj kolone është të ofrojë një nivel të ardhurash bazë për të gjithë të moshuarit, duke u siguruar atyre minimumin jetik, pavarësisht nëse nuk e kanë vjetërsinë e nevojshme në punë për të përfituar pension. Ndërkohë, për sa i përket kolonës së dytë parashikohet që një pjesë e kontributit të detyrueshëm do të administrohet nga skema publike “pay as you go” (në anglisht, “paguaj sikurse shkon”, skema aktuale e bazuar në solidaritetin midis brezave), e cila do të garantojë një pension bazë dhe pjesa tjetër do të administrohet nga kompani private, që do të zgjidhen nga Shteti, në bazë të legjislacionit që do të miratohet. Këto kompani, në bazë të ligjit, do t’i investojnë këto fonde në tregun financiar, për të bërë të mundur rritjen e masës së parave te kontributeve. Këto para të paguara si kontribut i detyrueshëm, së bashku me fitimin e realizuar ndër vite nga investimi i tyre do të jepen në formën e pensionit, kur mbushet mosha e daljes në pension. Ndërkohë, kolona e tretë është tërësisht private, pra fondet e pensioneve që funksionojnë aktualisht, të cilat nuk janë të detyrueshme, por janë në zgjedhjen personale. Asnjë prej pensionistëve që përfiton aktualisht pension nuk do të cënohet nga skema e re e propozuar nga Banka Botërore. Duke qenë se është parashikuar se do të jenë moshat e reja ato që do të futen në sistemin e ri, asnjë prej pensionistëve aktualë, nuk duhet të shqetësohet se mund t’i cënohet përfitimi i tij. Në reformë parashikohet që të përcaktohet një vit referimi dhe të gjithë personat pas atij viti, do të përfshihen në skemën e re të sigurimeve shoqërore. Aplikimi i kësaj reforme synon përmirësimin e marrëdhënieve financiare të të rinjve që do të përfshihen në këto skema.
Cili është qëllimi i kësaj skeme?
Qëllimi kryesor i saj është krijimi i një skeme, e cila do të mund ta mbajë veten me financime duke ulur në maksimum barrën mbi Buxhetin e Shtetit, i cili sot e financon më shuma të konsiderueshme atë. Synimi tjetër është nxitja e të punësuarve që të kontribuojnë sa më shumë në skemë si dhe rritja e përfitimeve të tyre në momentin që do të marrin pensionin, në raport me të ardhurat që derdhin gjatë viteve që janë në punë. Me skemën e sotme, të punësuarit kanë paga me diferenca të larta midis njëri-tjetrit, duke derdhur në skemë shuma të ndryshme kontributesh. Kur vjen koha e daljes në pension, shuma që përfiton secili sot është përafërsisht e njëjtë, pavarësisht kontributit të derdhur, duke e dekurajuar kontribuesin me shuma më të mëdha. Kjo reformë është jetësore, pasi mosrealizimi i të ardhurave në sigurimet shoqërore sot është katastrofik. Numri i lartë i subjekteve debitorë dhe i kontribuesve që ato përfaqësojnë, informaliteti i jashtëzakonshëm i tregut të punë sjellin mosmbledhjen e të ardhurave të konsiderueshme, me pasojë krijimin e defiçitit dhe subvencionimin e tij nga Buxheti i Shtetit. Kjo rrezikon të kompromentojë të gjithë skemën e pensioneve dhe sigurimeve shoqerore tek ne. Qeveria me planin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2014 duhet të kryejë ndërhyrje vendimtare dhe urgjente në skemën e sigurimeve shoqërore dhe të pagesës së pensioneve në Shqipëri. Ndoshta mënyra më e mirë e ndërhyrjes është zbatimi i skemës së propozuar nga Banka Botërore, për të evituar shkuarjen e pensioneve drejt falimentimit të plotë dhe mbajtjes vetëm nga subvencionet shtetërore.
Të shkruash “tri propozimet”, është një soj si të thuash: “ajo burri”
Shumësi ia ndryshon gjininë emrave, në disa raste. Kështu që Bekim, nuk ke të drejtë.
Urime per gjetjen e zgjidhjes se skemes se Pensioneve! Skema e vjeter e ka fajin qe e ka detyruar Arben Imamin te vidhte ne tendera.
ou me ca mereni ju komentuesa ……puna eshte te qellimi i ketyre propozimeve ….per mendimin tim kolona zero eshte shume e mire ,,ishalla te realizohet ,,sepse nje pjese e50_60 vjecareve sot ..jan epa pune ,,dhe kane mbi 20 vjet qe nuk kontribojn e..ishalla te realizohet ,,te pakten te ken mundesi te marin ilacet hallexhinjte
“Ky sistem ka në thelb një ndërthurje mes skemës publike dhe asaj private të pensioneve, e cila do t’u japë qytetarëve shqiptarë përfitime të kënaqshme” . Si mund te shkruaj nje gazetar nje gje te tille? Ai nuk eshte zedhenes i bankes boterore. Qe nga ky moment artikulli behet i jo besueshem , pasi gazetari ka vendosur qe banka boterore ka te drejte, pa futur nje fryme kritike , ose hipoteza.
– e para : gazetarja shkruan pa ju dredhur syri (ne fakt ka kopjuar komunikaten e bankes boterore) qe : “pensioni , pjesa tjetër, do të administrohet nga kompani private, që do t’i investojnë këto fonde në tregun financiar, për të bërë të mundur rritjen e masës së parave te kontributeve”. Me falni : parate e pensionistave shqiptare te luhen ne bursat boterore??? Le te konsultoje pak gazetarja skandalin Robert Maxwell qe humbi ne burse parate e pensionistave angleze ne vitet 1990.
– e dyta : gazetarja shkruan me cinizem apo nga padija : “Asnjë prej pensionistëve që përfiton aktualisht pension nuk do të cënohet nga skema e re e propozuar nga Banka Botërore. Duke qenë se është parashikuar se do të jenë moshat e reja ato që do të futen në sistemin e ri, asnjë prej pensionistëve aktualë, nuk duhet të shqetësohet se mund t’i cënohet përfitimi i tij.” Bravo te qofte ! Dmth ta haje brezi i ri, femijet tane qe do kene nje denim te dyfishte , edhe te papune te rinj edhe me pension qesharak ose fare pa pension ne pleqeri. Ne qofshim me kete opinion publik qe i merr gjerat me gallate dhe nuk lexon mbrapa rreshtave aty ku flihet lepuri. Asnje reforme nuk duhet te tolerohet nese cenohen te drejtat jo vetem te pensionistave te sotem por dhe te atyre te neserm. S’ka leke shteti? T’i gjeje ku te doje ; te bleje me pak helikoptera e idiotesira te tjera per ushtrine, te mirembaje me pak ministra zv ministra e deputete , te rrise taksat e biznesit qe na shfrytezojne sa jemi te rinj pa e çare koken sesi do ushqehemi ne pleqeri.
Pse nuk trajtohen te gjitha keto gjera ne artikull , por na perplaset pa asnje forme gjykimi e debati ne fund te artikullit : “Ndoshta mënyra më e mirë e ndërhyrjes është zbatimi i skemës së propozuar nga Banka Botërore, për të evituar shkuarjen e pensioneve drejt falimentimit të plotë dhe mbajtjes vetëm nga subvencionet shtetërore”. Eshte kjo gazete e bankes boterore apo e pavarur? G
Nuk jam specialiste por ne llogjike me duket se komentuesi Genci ka te drejte.
Kam 40 vjet ne pune shteti dhe nga keto fallxhore po marr vesh se kontributet e mija 40 vjecare nuk vleken me ,se une duhet te paguaj tek privati qe te marr pension,se shteti s`ka pare. mire thote komentuesi Genci ,le t`i gjeje shteti ku te doje paret,t`ja marre hajduteve te buxhetit qe e lane arken bosh.Po nuk diten le te pyesin specialistet e deges puneve perbrendshme si ja xhvasnin tregtareve floririn.
Ju përshëndes të gjithëve dhe duhet ta pranojnë se ky është një problem tepër serioz ! Mund të katandisemi në variantin grek , ku pensionet e tyre janë ulur tepër shumë.
Shteti ynë , me sa e kuptoj unë, e ka të pamundur të krijojë mundsira që fondet e mbledhura për pensionet, të riinvestohen në sipërmarrje që gjenerojnë të ardhura, siç një gazetë psh pak ditë më parë tregonte për Norvegjinë ! E nuk më thoni kush mund t’u besonte sipërmarrësve privatë shqiptarë kursimet e jetës për në fondin e pensioneve ??? Në çastin që sipërmarrjet shqiptare drejtohen politikisht dhe aspak me sens ekonomik. Në çastin që nuk dimë asnjë bilanc ekonomik të ndonëj kompanie ! Rasti i Çez-it apo Belle Air të bëjnë pesimist për sipërmarrje të tilla !
Jam dakort me komentuesin G!zonjusha artikullshkruese nuk eshte fare e qarte per vete, le te studioje me pare historikun e pensioneve te shteteve europiane, ne sot jemi me nivel pensioni 100 euro mesatarisht te themi, po nje grek qe merr rreth 600 euro sot ose nje italian 700 euro, pse jane te pa kenaqur? Mendoj se ne ne fillim duhet ti afrohemi kesaj shifre, pastaj te shohim kush ka paguar siguracione me shume ose me pak.shteti duhet ta coje nivelin minimal mbi 300 dollare per te gjithe pastaj te gjeje rruge per ta ngritur ate me shume. T.