Përshëndetje “Dita”! Të gjitha idetë e kësaj tryeze sidomos ato të z. Moikom Zeqo, Bedri Islami, Abaz Dojaka, Enver Reçi etj., më duken racionale dhe kuruese për sëmundjet e kandidatëve të piketuar. Bëni shumë mirë që i kini sjellë këto ide. Anoj fare, fare pak nga “kandidaturat politike të partive” ose më saktë “të kryetarëve” sepse vëzhgimet personale por edhe ato të elektoratit ku banoj të çojnë në përfundimin se këto kandidatura janë ndër më të dobëtat dhe zakonisht produkte kulisash, klanesh, interesash, servilizmash etj etj. Pos kësaj, në partitë politike janë afruar jo njerëz elitarë por njerëz të nepoklikave, intelektualë të klasit të dytë, të tretë, të pestë e më tej dhe më së shumti interesaxhinj. Bashkive ju duhen administratorë, menaxherë, por dhe patriotë që ju dhimbsen qyteti, krahina, vendi, komuniteti, shqiptarët, e ardhmja! Tipi i kandidaturave të prezantuara deri tani është jo bindës dhe reflekton qartë “krizën e kualiteteve partiake”! Një krizë tepër e dukshme po t’i referohesh sadopak jetëshkrimit, identitetit, integritetit profesional e moral, shkallës së intelektit dhe natyrës së kualifikimit arsimor të kandidatëve. Pale patriotizmit të tyre! Kjo përkthehet ose në dështim ose në rastin më të mirë në masivizim të bojkotit qytetar në votime. Qytetarët janë sot më alergjikë se kurrë ndaj kandidaturave të diktuara, të imponuara dhe që e nënvleftësojnë atë si votues. Vazhdoni betejën e nisur duke kërkuar cilësi z.Thano. Nderime!
Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Koment i pullumb zaimit ky email,bëre te lajmi i “dita-s” për këtë tryezë.
Po e atij është kafe jari,koment i bukur dhe fshikullues për kandidaturat partiake.
Imi është kafe jari…dhe Spiro? Kanë bërë mirë që e kanë marë për inat të atij çunit të Enxhit “Horr Merkelit”. Nderime!
Ha ha ha ha,sa i lezetshëm je? Dënohesh me tre dopjo fërnet kur të vij z. Zaimi. Tung!