Të ka ecur Salë,
Po më s’do të eci!
Ktheje kokën mbrapa,
Dhe veten shiko,
O xhaxha Berisha,
Mos na provoko!
S’e them vetëm unë,
Ndaj s’janë thashetheme,
E gjithë jeta jote,
Ka kaq shumë probleme!
Gjer në nëntë-dhjetën,
Me të kuq je shkruar,
Ishe komunist,
Dhe shumë i betuar!
S’e dimë si ju qepe,
Sekretarit t’Parë,
Në një cep të varkës,
Rrije si qyqar!
Neve e botuam,
Foton në Bodec,
Ç’deshe i paudhë,
Gjer në Pogradec?!
Ç’deshe gjer aty,
O derrka i derrit,
Apo do t’i bëje,
Atentat Enverit?!
Kjo besoj do jetë,
Ndryshe pse të vije,
Ishe demokrat,
Por këtë s’e dije!
Ishe demokrat,
Po këtë s’e dije,
E dinte Enveri,
Ndaj të la në hije!
Natyrisht që tallem,
Po jam brenda loje,
Enveri s’e dinte,
Që ti ekzistoje!
Ndaj i bëre hasha,
Ata që të kuan,
I urren kaq shumë,
Se s’të vlerësuan!
Kjo është e vërteta,
O njeri i gjorë,
Ti vdisje për pak,
Komitet Qëndror!
Partia u prish,
Ndaj nuk pate fat,
Në kongres të radhës,
Ishe kandidat!
Kongresi s’u bë,
Për fat të doktorit,
Se s’e lanë të bëhej,
Ngjarjet e dhjetorit!
Dhe të gjithë të panë,
Se nuk ishin qorra,
Azemit – flamurin,
Ia more nga dora!
Ai qe i pari,
Që ndezi aq zjarre,
Ti xhaxha Berishë,
S’ishe aty fare!
S’e dimë si e qysh,
U fute në lojë,
Azemi s’është gjallë,
Që të na tregojë!
Të gjithë të dinë,
Të gjithë të kanë parë,
Po ti edhe mushkën,
E ke bërë me barrë!
Ti nuk je unik,
Po je i dyzuar,
Ndaj kafshon këdo,
Si ujk i tërbuar!
Si ujk ulërin,
Me zhurmë e me bujë,
Gjer sot të ka ecur,
Kungulli në ujë!
Ti duhet të ikje,
Kur u bë Gërdeci,
Të ka ecur Salë,
Po më s’do të eci!