Mjerimi i Ndokës!
Ndoka, Milua edhe Petrua,
Në një emision…
Thashë ta ndiqja-ta dëgjoja,
Ndenja deri vonë!
Emisioni quhej “Fakt”,
Në dritë të qiriut,
Dukej qartë që qe drejtuesi,
Këlysh i Saliut!
Ai s’reshti duke folur,
Gjithë mor’ atë natë,
Nuk e kisha ndjekur kurrë,
Qe vërtet gallatë!
Fjalaman universal,
Sa më zuri koka,
Po gallata më e madhe,
Ishte Nardi Ndoka!
Krejt o krejt i deformuar,
Me logjikë të hurit,
S’mund të shkojë gjer n’atë pikë,
Degradim’i burrit!
Servilizëm për t’u dhimbsur,
Gjer në madhështi,
I montuar qe në buzë
Veç emri Sali!
Një fjali i ziu Ndokë,
S’e shpinte në fund,
Unë një gjuhë aq të lodhur,
S’e kam hasur kund!
Kot e ngasim Jozefinën,
Ju betohem kot,
Sepse ky i emisionit,
Qe si mos o Zot!
Ky që e ka sharë Saliun,
Me rrënjë e me degë,
Ish pllakosur nga sevdaja,
Skuqte porsi shegë!
Ish pllakosur nga sevdaja
Për shokun Sali,
Po si mund të katandisesh,
Kështu o njeri?!
Ti e shave e kërdise,
Kur erdhe nga ne,
Sot si një gjeni e ngrite,
Nga balta – mbi re?
Vullnetar erdhe këtej,
E siç erdhe, ike,
Vërtet qenke i paparë,
Veç për një karrige!
Fort e fort i lumturuar,
Në kulm të gëzimit,
Shumë e paska motivuar,
Aleancë e krimit!
Ndokën pashë në emision,
Me tru krejt të fikur,
Dhe thashë nga bashkimi ynë,
Shyqyr që ka ikur!
Ish vërtetë more ç’tju them,
Antipod’i burrit!
Dhe me gjuhë të pandryshuar,
Që nga koh’ e gurit!
Midis shume te tjerave ia vlen ta lexoni.
Nard Ndoka eshte burre kurve.
Je i madh si gjithmone z.Duka
Nuk e njoh nga afer Nard Noken por ne Lezhe e njohin shume . Mendoj qe aresyja e levizjeve politike te tij eshte mosvleresimi qe japin per te te majtet . Po ju kujtoj qe : ne vitet 1992 Nard Noka ka qene Sekretar i Komunes ne zone Mjede -Vau Denjes dhe drejtues i PD qe ne themelim.. Ne zgjedhjet per kryetar Bashkije ne 96. Partija Demokratike nuk e kandidoj per Kryetar Bashkije ne Mjede . Kandidoj si Kandidat i Pavarur dhe u zgjodh duke lene pas kandidatet e PD dhe PS. Ne zgjedhje per Deputet ne 2001 kandidoj ne zonen e tij per Partine e Pollos dhe doli i pari ne listen emrore te Partise . qart Nard Ndoka si person merr vota me shume se subjekti politik . dhe te tille ka pak ,une dij edhe per Jozefinen dhe dikur ne malesi Gjovalin Bzheta . kaq.
Ne anet tona burrave te tille ju thone “fluturak”. Te lumte z.Arben.