Vdes në aksident aktori i “Fast and Furious” (FOTO)

anazapta

Paul Walker, aktori i njohur për rolin në “Fast & Furious”, ka vdekur mbrëm në një aksident rrugor në Kaliforni.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se Walker, 40 vjeç, ka qenë në makinë bashkë me një mikun e tij, i cili ngiste Porche GT. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me një shtyllë anësore dhe më pas me një pemë.

Për pasojë, makina ka marrë flakë dhe të dy kanë humbur jetën në vendin e aksidentit.

Pak pas vdekjes së aktorit, faqja e tin në Facebook, e cila menaxhohet nga stafi i tij, konfirmoi vdekjen e aktorit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë konfirmojmë se Paul Walker ndërroi jetë sot në një aksident tragjik, ndërsa po merrte pjesë në një event bamirësie të organizatës së tij Reach Out Worldwide”, shkruhej në profilin e aktorit në FB. / TMZ / G. Sokoli

1234

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *