Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vritet pronari shqiptar i një restoranti në Harper Wood
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Vritet pronari shqiptar i një restoranti në Harper Wood
Bote

Vritet pronari shqiptar i një restoranti në Harper Wood

redaktor
Published December 8, 2013
Share
SHARE

Policia e qytezës Harper Woods ka bërë të ditur se pronari shqiptar i Restorantit “Royal Grill” në rrugën Kelly Rd u qëllua më armë dhe u vra në rrugicën mbrapa restorantit, të premten në darkë. Policia ende nuk e ka zbuluar dot vrasësin dhe po kërkojnë për automjetin që përvetësoi pasi kreu vrasjen.
Viktima, sipas medias lokale ishte shqiptari Altin Avdyli nga Roseville, Michigan.
“Zoti Avdyli ishte një anëtar i mirënjohur i komunitetit të Harper Woods community dhe bujaria e zemërmirësia e tij do të na mungojë shumë”, tha Jim Burke, Drejtori i Sigurisë Publike në Harper Woods.
Altin Avdyli sapo kishte mbyllur restorantin e tij për atë natë kur e qëlluan në kokë, rreth orës 10 të natës. Një fqinj e ka gjetur, të lënë aty përtokë në rrugicë dhe ka lajmëruar policinë.
Një tjetër, që punonte në këtë restorant e që nuk deshi të identifikohej i tha kanalit televiziv Fox2 se Altini kishte ardhur nga Shqipëria në kërkim të ëndrëss amerikane.

Policia u lutet të gjithëve që të mbajnë sytë hapur për automjetin e vjedhur të viktimës: Është ngjyrë gri, tipi: Chevy Camaro 2010, me shirita të zinj. Targa e makinës është: CFZ 9555. Çdokush që ka informacion duhet të telefonojë në numrin: 911, ose policinë në Harper Woods 313-343-2530 ose në mënyrë anonime numrin 1-800-SPEAKUP.
Por, policia paralajmëron që qytetarët të mos ndërmarrin veprime personale nëse e dallojnë automjetin; mjafton të njoftojnë policinë. Autori i vrasjes dhe vjedhjes mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

redaktor December 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • raimondi Vlonjati says:
    December 8, 2013 at 11:54 pm

    Gabimi ketij eshte qe ka qene bujar dhe zemer mire me ata fqinjet__Eshte me mire te mos ju japesh azgje dhe ti mbash larg, ,..se keta jane shume te ligj –Natyrisht jo me te ligj se shqiptaret,
    sepse shqipot jane te ligj me njeri tjetrin, ndersa keta jane te ligj me te huajte

    Reply
  • Tralala says:
    December 8, 2013 at 11:55 pm

    Lajm shume I keq. Te punosh e te lodhesh deri naten vone e te vije tjetri te te marre jeten, eshte shume e tmerrshe. Ngushellime familjes e ishalla vrasesit kapet sa me shpejt se per te Denmark ne USA as qe diskutohet.

    Reply
  • Tralala says:
    December 8, 2013 at 11:57 pm

    Per te denuar ne USA as qe diskutohet.

    Reply
  • Marin says:
    December 9, 2013 at 2:50 am

    Vrasesi duhet te jete shqiptar, kusheri i Ali Baba Saliut. me 40 kriminelet dhe hajdutet e tij. .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?