Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Wenger: Çuditshëm të luash ndaj United pa Ferguson
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Wenger: Çuditshëm të luash ndaj United pa Ferguson
Sport

Wenger: Çuditshëm të luash ndaj United pa Ferguson

redaktor
Published November 8, 2013
Share
SHARE

Arsen Wenger për herë të parë në karrierën e tij nuk do të gjejë në stolin e “Old Trafford” Sir Alex Ferguson, kur Arsenali të udhëtojë për në Manchester për t’u përballur me United. Topcinjtë vijnë në këtë përballje si kryesues të Premier League dhe si skuadra që ka bërë më mirë jashtë fushe deri në këto momente, ku duke llogaritur të gjitha kompeticionet ka mundur të fitojë 13 nga 14 transfertat e fundit, duke barazuar vetëm 1. Këtë herë kundërshtar i francezit do të jetë një tjetër skocez si David Moyes, për të cilin trajneri i londinezëve duket se nuk e ka ende një mendim për punën që ai po bën në krye të “Djajve të kuq”:

“Kur një person qëndron 26 vjet në stol dhe largohet, personi që e pason në detyrë ka nevojë për kohë. Të them të drejtën, mendoj se detyra e Moyes është shumë e vështirë. Është ende shpejt për të gjykuar punën e tij por unë mendoj se ai po e përballon mjaft mirë situatën. Gjithsesi për mua është një ndjesi e cuditshme që pas 17 vjetësh nuk do ta shoh më Ferguson në stol”.

Arsenali ka një avantazh prej 5 pikësh për momentin në renditje dhe Wenger e pranon se për të tijët kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme në garën për titullin:

“Vijmë pas dy fitoreve të rënda me Liverpool dhe Dortmund dhe dëshirojmë që të fitojmë sërish. Ne kemi besim në vetvete se mund të arrijmë të fitojmë dhe në “Old Trafford” nëse arrijmë të luajmë sic kemi bërë në dy ndeshjet e fundit. Një fitore ndaj United do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e skuadrës sonë”.

redaktor November 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?