Do të kujtohen si deklarata epike, thëniet e dikurshme të para vitit 2005, nga Sali Berisha ndaj rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Fatos Nanos, asokohe kryeministër i vendit. “Klani i Zemunit”, kështu i përcaktonte Berisha, duke iu referuar sidomos vëllezërve Lefter dhe Leonard Koka dhe kunatit të tyre në Durrës, Agron Dukës.
Zemuni është një lagje në periferinë e Beogradit, lagje e shtrenjtë rezidenciale, ku kanë ndërtuar vilat e tyre njerëzit më të besuar të ish-regjimit të Millosheviçit. Por kanë kaluar vite që nga këto deklarata të bujshme, shumë ujëra kanë rrjedhur, shqiptarët patën mundësinë të shikojnë por edhe të provojnë në kurriz “modelin Berisha” të qeverisjes. Pikërisht në këtë model, për nga mënyra se si u ndërthur dhe si funksionoi, gjenden disa ngjashmëri të çuditshme, me atë që tashmë njihet si “Turbo-Folk Politik Srbija”, ose “stili i Sllobos për ndërtimin e shtetit”. Ngjashmëritë fillojnë që me “prerjen familjare” të liderit. Rrethin më të ngushtë të mundshëm, familjen biologjike.
Tarafi i gruas dominon liderin
Njësoj si Millosheviç dikur, Berisha ka një marrëdhënie të veçantë me gruan e tij, Liri Berishën. Marrëdhëniet mes dy çifteve duken si dy pika uji, sidomos në intensivitetin e tyre, ndikimin e fortë të gruas në vendimmarrjen e bashkëshortit dhe angazhimet publike të gruas së liderit. Bashkëshortja e Millosheviçit, Mira Markoviç, pas ardhjes së Millosheviçit në pushtet, formoi një parti të ekstremit të majtë, parti e cila funksionoi si një “fondacion rekrutimi” i të gjithë biznesmenëve, kontrabandistëve dhe pasunarëve serbë të lidhur me pushtetin në vitet ’90.
Duket se në të njëjtën filozofi ka funksionuar dhe Liri Berisha pas ardhjes në pushtet në vitin 2005. Zonja Berisha hapi një fondacion, objekt kryesor i të cilit ishte ndihma ndaj fëmijëve autikë. Ajo çka të binte në sy ishte fakti se në mënyrë të përsëritur ky fondacion zhvillonte ankande dhe biznesmenë të ndryshëm shqiptarë blinin me shifra stratosferike dhe jepnin donacione. Biznesmenët në pjesën dërrmuese të tyre ishin kontraktorë të qeverisë që drejtohej nga bashkëshorti i Liri Berishës, ku rasti më përfaqësues është ndoshta ai i Rezart Taçit, i cili ndërsa ishte duke privatizuar asete të rëndësishme, strategjike shtetërore, paradite bënte negociata me zyrtarët e shtetit ndërsa pasdite dhuronte miliona në ankandet dhe ceremonitë e dhurimit të organizuara nga bashkëshortja e kryeministrit. Nëse i referohesh medies serbe, raportohet se gjatë qeverisjes së Millosheviçit, farefisi i këtij të fundit, ishte më pak i ingranuar në hierarkinë e pushtetit se sa farefisi i bashkëshortes së tij, Mira Markoviçit. Edhe në këtë pikë gjejmë disa përkime interesante. Një kushëri i Mira Markoviçit, i quajtur Zoran Markoviç prej disa vitesh qëndroi në Beograd si drejtor ekzekutiv i asaj që në Serbi ishte “Beogradska Bank”. Një bankë me marrëdhënie shumë intensive dhe tejet e favorizuar nga regjimi i Millosheviçit. Në Tiranë, një mbesë e Liri Berishës, e quajtur Elvana Hana, u vendos drejtoreshë e Sigurimeve Shëndetësore, por bashkëshorti i saj (rrjedhimisht edhe ajo) është aksionar, pronar në një nga bankat private në Shqipëri, banka në fjalë gjatë qeverisjes së Berishës ka fituar disa kontrata ekskluzive me qeverinë për kapilarizimin e pagave të administratës shtetërore por dhe është përfshirë në disa operacione financiare të qeverisë, ku spikasin sidomos operacionet problematike të transfertave bankare për privatizimin e ARMO-s të Rezart Taçit. Prezenca e Berishajve në këtë bankë private në Shqipëri është domethënëse; pikësëpari pasi në sektorin bankar shqiptar operon vetëm një bankë e vetme private me kapital dhe pronësi shqiptare. Fakti që Berishajt ose tarafi i tyre kanë aksione të shpallura në këtë bankë, u jep atyre valencën dhe peshën e kontrollit në një nga sektorët më strategjikë të ekonomisë dhe të vendit, sektorin bankar. Njësoj si Millosheviçët në Serbi, farefis i të cilëve sot, vazhdojnë të gëzojnë aksione në sektorin bankar në Serbi dhe më gjerë. Këto lloj aksionesh janë kolateral i fortë për ndikimin në afatgjatë të personave/familjeve/klaneve që i zotërojnë. Berishajt në Tiranë jo vetëm që i zotërojnë, por janë dhe e vetmja familje politike që i ka të shpallura aksionet e saj në një bankë private.
Një tjetër ngjashmëri mes dy çifteve bashkëshortore është fakti se në pozicionet e larta shtetërore, ose në drejtori të rëndësishme, të afërmit e gruas së liderit ishin më të ingranuar dhe më ndikues. Millosheviçit i numërohet vetëm emërimi i të vëllait të tij si ambasador në Moskë, ndërsa Berishës, emërimi i kushëririt të tij të parë, Mal Berisha, si ambasador në Londër.
Babushi parimor, fëmijët biznesmenë
Çiftet Millosheviç dhe Berisha jo vetëm që kishin njësoj nga një vajzë e një djalë, por në të dyja rastet fëmijët e tyre u përfshinë në skema interesash duke u bërë shpesh dhe objekt skandalesh kombëtare apo ndërkombëtare. Në të dy rastet, djemtë e familjes, Marko Millosheviç dhe Shkëlzen Berisha aludohen për implikime në biznese që rezultonin skandale shtetërore, por edhe për miqësinë me “të fortët” dhe ndarjen e thelave të biznesit me ta. Në të dyja rastet, çuditërisht djemtë e familjeve kishin një dobësi për “mallrat e akcizës”. Kontrabandën e duhanit kishte pikë të dobët Marko Millosheviç, naftën kishte “homologu” i tij shqiptar, Shkëlzeni.
Ngjashmëritë nuk mungojnë as në modelin e vajzave. Të dyja Marija Millosheviç dhe Argita Berisha, kanë mbajtur një profil “eminence” me shumë pak dalje publike, por si për çudi, të dyjave, shokët dhe shoqet e shkollës u koinçidonin me shumë sukses në karrierë gjatë qeverisjes së “babushit”. Dogana, tatime, hipoteka, drejtori të rëndësishme të ministrive të ekonomisë, të ministrive të Financave, agjenci shtetërore me buxhete të rëndësishme, në të dyja rastet dominoheshin shpesh me emërime të ish-shokëve të klasës dhe miqve të vjetër të vajzave të liderit.
Ndikimi në proceset e privatizimeve janë po ashtu tepër evidente në rastet e Marijas dhe Argitës. Shembujt për të cilët është shkruar në medie si në Beograd edhe në Tiranë për këtë lloj ndikimi të “vajzave të babushit” janë të shumtë. I vetmi ndryshim mes tyre duket në finalizimin e projekteve. Argita Malltezi në Tiranë mundi të imponojë vullnetin e saj duke emëruar kryetar të partisë dhe pasues të babit në parti Lulzim Bashën, një prurje e saj, një krijesë e saj. Marija Millosheviç nuk mundi dot të çonte deri në fund ndikimin sepse Sllobodan Millosheviç u arrestua dhe fluturoi me pranga për në Hagë dhe familja humbi qetësinë e nevojshme për përmbushjen e operacionit të trashëgimisë politike në atë parti.
Rrethi i sigurisë, paramilitarët
Një tipar veçanërisht i rëndësishëm në karabinanë e pushtetit të Millosheviçit dhe Berishës kanë qenë gjithnjë strukturat okulte të sigurisë. Në të dyja rastet ato kanë pasur një tipar dallues: Rrethi i Sigurisë përbëhej nga individë me të kaluar ose me prirje të theksuara kriminale të cilët përzgjidheshin në poste kyçe policore dhe informative. Radomir Markoviç quhet njeriu më i besuar në absolut i Millosheviçit për çështjet e sigurisë. Ishte njeriu me lidhjet e duhura në nëntokën e krimit, njeriu që luante fijet, dikush duhej t’i bënte ato punë të pista, regjimi kishte nevojë, Radomir Markoviç u përzgjodh për këtë rol. Ai qëndroi për disa vite drejtues i një strukture delikate që ishte e lidhur sa me policinë, sa me shërbimin sekret sa me grupet paramilitare të pushtetit.
Në vitin 1998, Millosheviçi shkarkoi shefin e Shërbimit Sekret Serb, Jovica Stanishicin. Vendin e tij e zuri menjëherë Markoviçi. Në Shqipëri Berisha rezulton gjithashtu se i ka caktuar një personi në veçanti sistemimin e punëve të pista. Agron Kuliçaj duket si analogu perfekt i Radomir Markoviçit. Zoti Kuliçaj njësoj si Markoviçi ushtronte një pushtet okult mbi të gjithë zyrtarët e qeverisë, filtronte dhe kontrollonte hetimet si dhe informacionin e klasifikuar për aktivitetet kriminale si dhe drejtonte drejtorinë më të rëndësishme në polici: Drejtorinë Kundër Krimit. Ishte kjo drejtori që kishte tagrin për të kryer, përgjimet telefonike e ambientale, aksionet me agjentë të infiltruar dhe hartimin e dosjeve për zyrtarë të të gjitha niveleve. Ishte kjo drejtori që mbante marrëdhëniet me organin e akuzës për rakordimin e dosjeve etj. Në të dyja rastet si të Markoviçit në Beograd dhe të Kuliçajt në Tiranë, pushteti i tyre policor dhe paramilitar, mbante nën kontroll thuajse të gjitha aktivitetet e paligjshme të kontrabandimit të naftës, lëndëve minerare e më gjerë si dhe intimidimin e zyrtarëve të cilët u “qepeshin letrat”. Nuk ishte thjesht një strukturë paramilitare e sigurisë, por me kompetencat në rangjet e larta policore, ishte shndërruar në një organ të vjeljes së të ardhurave të rëndësishme nga kontrolli mbi aktivitetet e paligjshme. Ngjashmëritë mes personazheve vazhdojnë edhe në fushën e shërbimit inteligjent. Sllobodan Millosheviçi bashkëpunoi shumë ngushtë me Jovica Stanishicin, ish shefin jetëgjatë të shërbimeve sekrete serbe. Stanishici nuk mbulonte thjesht “interesat shtetërore” në fushën e informacionit inteligjent, por kujdesej dhe për kontrollin e plotë të të gjithë tarafit pranë Millosheviçit. Analogu i Stanishicit në Tiranë duket Gjergj Lezhja. Ky i fundit ndonëse nuk ka mbajtur asnjëherë poste në rangjet e Shërbimit Informativ, detyrat dhe funksionin pranë Berishës e ka pasur gjithnjë identik si Shtanishici pranë Millosheviçit. Ishin veshët dhe syri i liderit, antena e liderit, personat që kishin autorizim të mbanin nën kontroll cilindo pranë tarafit të liderit.
Media, Mogulët, ZEMUNI
Injektoje imazhin e liderit në ekran pa pushim dhe përmend opozitën vetëm kur ke diçka të keqe për të thënë. Ky ka qenë parimi gjatë gjithë viteve të qeverisjes së Millosheviçit. Në Serbi ishte Televizioni Shtetëror mjeti më ndikues medietik gjatë qeverisjes, në Shqipëri, gjatë qeverisjes 2005-2013 të Berishës, e njëjta filozofi u aplikua në televizionin KLAN. Millosheviçi emëroi drejtor të televizionit shtetëror një person të besuar të tij dhe të tarafit të tij, Dragoljub Milanoviç. Berisha bashkëpunoi shumë ngushtë me Aleksandër Frangajn në Tiranë. Dhe Milanoviç por edhe Frangaj, janë të skeduar në vendet respektive për “propogandën pa dorashka” në mbështetje të liderit dhe për sulme pa kursim ndaj opozitës e në të dyja rastet kanë frymëzuar dhënien e idesë sikur opozita ishte e kriminalizuar. Mes Frangajt dhe Milanoviçit ka dhe një tjetër përkim interesant. Kur NATO sulmoi Serbinë në vitin 1999, drejtuesit e televizionit shtetëror serb morën informacionin se do të sulmohej dhe ky televizion. Por Dragoljub Milanoviç u dha urdhër punonjësve, me telefon, që të mos luanin nga vendi. Disa punonjës të televizionit serb humbën jetën dhe më pas Milanoviç u dënua me 10 vite për këtë qëndrim. Në një situatë kritike të ndodhur në Tiranë, më 21 Janar 2011 gjatë protestave opozitare, një qitës i gardës republikane gjuajti mbi turmën dhe një gazetar i cili ndodhej në terren, Fatos Mahmutaj, u plagos në dorë. Mahmutaj punonte për perandorinë mediatike të Frangajt, por ky i fundit e fshehu lajmin e plagosjes së gazetarit të tij, vetëm e vetëm, se plumbat kishin ardhur nga gardistët e liderit, të cilit Frangaj i shërbente. Njësoj si Frangaj dhe Milanoviçi bashkëpunonte dhe ishte i përfshirë në biznes me mogulë të tregut. Në Serbi Milanoviçi ishte në borderotë e biznesmenit të preferuar të Millosheviçëve, Dragoljub Kariçit. Në Tiranë, Frangaj ishte i përfshirë në biznes me një biznesmen të preferuar të Berishës, Samir Manen. Madje në Tiranë gjërat shkuan dhe më thellë pasi Samir Mane u bë dhe aksionar në televizionin KLAN. Pas rënies së Millosheviçit dhe Dragoljub Kariç hapi një televizion privat.
Në fakt Samir Mane ka një ngjashmëri të hatashme me Dragoljub Kariçin. Jo vetëm pse kanë partner por edhe “kumbar” në disa biznese të tyre një figurë të fuqishme të ekonomisë serbe si Miroslav Mishkoviç, por edhe sepse arritën të dy të vënë nën kontroll disa nga koncesionet, bizneset, privatizimet më të rëndësishme që janë bërë ndonjeherë në Beograd dhe në Tiranë. Telekomunikacion, miniera, shërbime sigurie, ose shërbime të garancisë shtetërore, janë bizneset që kanë përfituar si Mane dhe Kariç respektivisht. Të dy kanë fituar besimin e drejtëpërdrejtë të fëmijëve të liderit dhe pse janë kujdesur që në dukje të mbajnë një farë distance me liderin. Nga ana e tij Samir Mane u përshtat që në fillim në oborrin e Berishajve, ndërsa aktiviteti i tij tregtar rezulton se i ka rrënjët e veta, pranë Beogradit, Mane u fuqizua sidomos pasi kaloi nën ndikimin e Mishkoviçit dhe mori patentën e “Delta Maxi” për Shqipërinë.
Së fundmi Mane është duke finalizuar një projekt shumë domethënës. Ai po ndërton “Rolling Hills” një kompleks rezidencial vilash në periferi të Tiranës. Në këtë kompleks ka të dhëna se kanë prenotuar shtëpitë e tyre fëmijët e Berishës, farefis i tij, ish-ministra të tij, ish-drejtora të tij, paramilitarë të tij, thuajse i gjithë tarafi i Berishës. Në thelb Mane është duke finalizuar “Zemunin e Tiranës”, një zonë elitare, territor i mbrojtur dhe i rrethuar ku do strehohet gjithë qerthulli i Berishës. Tashmë Berishajt me pasurinë dhe ndikimin e 8 viteve pushtet, janë kthyer në një faktor domethënës ekonomik në vend, ata kanë nevojë dhe për Zemunin e tyre, rezidencën e klanit të tyre. Ortaku i Mishkoviçit, Samir Mane, është duke ua plotësuar edhe këtë tekë të fundit. Ata po organizohen si “tufë ujqërish” dhe ndjejnë nevojën ta rrethojnë territorin e tyre. Ujqërit e shënjojnë territorin duke pshurrur, në Tiranë, territorin po e shënjon Samir Mane.
Analogjia midis personazheve te shkrimit eshte nga ana simbolike e goditur. Por ka nje ndryshim cilesor. Asnje nga surrogatot shqiptare duke filluar nga Sala e deri tek Mane nuk ju afrohen shkollimit dhe inteligjences se personazheve te tyre serbe (Slobo, e deri tek D. Karic). Fakti qe metodat e perdorura jane te njejta duhet te kerkohet te trajnimi qe UDB-ja i ka bere ne France Sali Berishes me ndihmen e mikut te tij Dr. Ristic. Ngjashmerite me Miloshevicin mund t´i gjeni ne librin “Milosevic, une épitaphe” i gazetarit dhe shkrimtarit Vidosav Stevanovic – i syrgjynosur nga Miloshevici ne France. Vendlindja, femijeria, karriera, femijet. Te gjitha jane si nje pike uji e jetes se Sali Berishes.
Nje kryeveper e gazetarise investigative.Urime `Dita` qe me te ardhura modeste ka ditur te terheqe talente te ketij niveli ne gazetari si Fabjon Hasani qe nuk e njoh por e pergezoj per kete shkrim.Nuk jane milionat e rrogave hollivudjane te Frangajt,te Miteve pa krena te gazetareve mediokerr laperdhare te pushtetit,icilitdo krah,qe bejne gazetari cilesore.
O zot ver dore mbi keta shushunja, se keta nuk ka ligj qe ti gozhdoje e nuk ka gjykate t’i gjykoje….U shofte fara e ketyre…O zot na ruaj e mbro femijet!
Jam dakord me idene qe qeverisja e shkuar krijoi problematika te medha per vendin, por ky shkrim (kushdo e ka shkruajtur) shkon pertej çdo imagjinate, madje mund te quhet imagjinate e shfrenuar. Prandaj kodi penal duhet amenduar, ku edhe media te mbaj pergjegjesite per shkarravina te tilla.
besoj se z.Edi rama i di shume mire te gjitha keto,por deri tani,kur flitet pet samir manen,ai hesht.bile edhe kur deputetet e ti ja kujtojne(Brace,Doshi,Fino)ai u hakerrehet ose perdor slloganin bajat se nuk na le BE-ja.Mgjth le te presim
keto jane pasuri kombetare ,por nuk i kuptoni gjerat,
me pak fjale ike luajtur fene,vetem me harove neperken e veredhe fevzo djalin,qe me hilete e ti si neperke qe eshte ka afruar dhe bushatin qe te shitet si i pa varur,po dhe bushati po e ha ate karem.bravo.bravo bravo
Keni te drejte Andi Bushati,qe turfullon si kale kunder Rames,qe si dje ne opozite edhe sot , Bushati eshte vene ne rolin e Artan Hoxhes. Ku e gjejne te drejten keta analiste,gazetare ,te flasin,te sillen,t’i trajtojne gjerat jo nga ana profesinale por personale!!?? A duhet te shkojne ne burg disa analiste ,henri Cili, per shembull?? Ne cilin vend demokratik nje gazete universiteti merret me politike pro qeveritare??
po e ema e bushatit po nderton te tilla vila ku gjenden paret anash tegu-t
Nje pergezim per gazetarin Hasani ,per shkrimin analitik qe ka bere.Gazeta dita per cdo dite po boton shkrime te mira dhe domethenes.
Jane materiale qe “mbretin” dhe familjen mbereterore e nxjerin lakuriq,aq sa edhe ato njerez besnike te Saliut qe dine te lexojne duhet ti vene duart kokes e te ulurine si kelyshet e ulkonjes se ke kane votuar dhe ke kane simpatizuar.Ju gazetare te ketij niveli me guximin tuaj i duheni ketij kombi,se i largoni mjergullen,i largoni terin dhe e lini njeriun te shohi ku eshte e keqja,kush e ka degraduar shqiptarin,natyren e bukur te ketij vendi,ju i hapni syte e te shikoje se kush po e sakatos,kush e ka varferuar,kush i ka vjedhur djersen,e kush mundohet ti vrase ç’do ender qe ka patur.Po e lexojme me kenaqsi perdite gazeten tuaj.
ARTIKULL fantastik i gazetareve te dites,,,kur do i vije dita qe ta arestojne ate qen bire qeni,, megjithe se ai dhe gjithe ata zagaret e tjere te pd. duhan me varje asnje meshire per keta qelbesira..
Bandat me imunitet politik kane ne pergjithesi te njejtat menyra veprimi. Ato kane lidhjet e tyre dhe personat me influence qe i sherbejne regjimit. Sa i perket menyres se funksionimit te te dy sistemeve, atij te miloshevicit dhe te Sali Berishes, kemi nje ndryshim thelbesor qe nuk duhet te anashkalohet sepse perben thelbin e qenies se ketyre dy politikaneve. Nese i pari beri politike nacionaliste serbe deri ne vdekjen e tij,,,,ky yni mbeti nje i pabese qe vret shqiptare pas shpine dhe qe shkaterron vendin e tij ne ate menyre qe nuk do te mund ta kishin shkaterruar te gjithe pushtuesit se bashku.
Nese Miloshevici ishte i gatshem te bente lufte me kedo per “mbrojtjen” e interesave te nje grusht serbesh si ne Kosove dhe te debonte me dhune 2 milione shqiptare pa iu trembur pasojave,,,ky fshatari yne i Vucidolit ishte i gatshem te linte Shqiperine te digjej si ne 97, per hir te karrikes se tij. Ne te njejten kohe digjej dhe pervelohej edhe Kosova nga trupat serbe.
Sali Berisha eshte nje figure qesharake shqiptare qe nuk ja vlen ta krahasosh me askend. Nje mashtrues ordiner, nje kameleon qe ndrron ngjyre sa here ia kerkon ambienti. Edhe nese tipa te tille perdorin metoda te njejta pasurimi si ato te Miloshevicit,,,,perseri ka nje vije ndarese te madhe qe i ndan te dy. Ai i Serbise vdiq si serb qe luftoi per Serbine,,,,,ky yni luftoi per ta shkaterruar kete Shqiperi, per ta vjedhur dhe percudnuar ate. Per kete drejtesia shqiptare duhet ti beje gjyqin ketij krimineli.
Nje analogji e perkryer,por me nje ndryshim : Ndersa Sllobodan Miloshevici “fluturoi ” ne gjygjin e Hages dhe nderroi jete ne burg, Sali Berisha nuk e ka provuar akoma qeline e te dhenurit llogari para shqiptareve per mekatet e Tij ! Edhe Ai , (Saliu ) ka besim se do te realizohet endrra e Tij, per t’i ngjare plotesiaht Miloshevicit,fara e te cilit u shua nje here e mire .
Përshëndetje Habjon!Të përgëzoj për këtë shkrim shumë të fortë investigativ Habjon…!Vërtet një shkrim i mrekullueshëm…-Akuzë do thoja për Berishën dhe rregjimin e tij miloshewviçjan…Mbase do ta ndihmojë Prokurorin e Përgjithshëm ky shkrim në formulimin e akuzës…E cila po vonohet si shumë ndaj diktatorit dhe zbatuesit të porosive serbe…..ish-kryeministrit berisha…
Abjon thjesht bravo!
I uroj gjithastu Genc Kondid pune tembare si drejtues i ri i Shqiptares.com!
Lavdi zotit Genci nuk eshte pianec, por djale flori!
Po duket se ngjasojn shum kta te dy kriminela dhe ti sekuestrohet cdo pasuni dhe vlera monetare ktij kriminelit ton
SA me fat qe jemi si Popull,jemi aleat me Toni Bler dhe Bill Kliton sa qef.Urime KRYEMINISTETR RAMA. kur do te vij ajo ditë qe ne Shqiperi te shfaqet ligji, për këta jezit………….
Berisha inicues i Bllokut te Ri , e ka per fis maloku te jetoje ne Saraje moderne , eshte me fat qeni qe nuk i ndahet jeta nga konditat e Blloqeve te ruajtura me xhandare , ky eshte figura me e ulet e pa inteligjence qe mori ne dore fatet e shqiptareve ne te gjitha trojet Etnike , turp per ne si popull (me sakte bageti) qe pas 100 vjetesh dhe pse te shkolluar jemi si nata me diten me shqiptaret e pa shkolle te fillim shekullit te 20-te . S.Berisha meriton krematorin per bemat e tij ne shkaterrim total dhe tradheti ndaj atdheut dhe shitjes se saj per interesa egoiste personale , familjare e klanore perçarese e shqiptareve .
Po per kopene e saliereve, a do kete shtepia?
Mbyllja eshte e bukur dhe domethenese. E gjithe krijesa shumekokeshe me nonen ne mest Berishe eshte nje kafshe e strmadhe e permbytur nga instiktet kafsherore per mbijetese dhe pushtet patologjik. Gjithecka ka bere kjo krijese mund shpjegohet lehtesisht mbi bazen e saj instiktive. Te gjithe keta njerez shquhen per mungesen e kultures dhe qytetarise
…….Po,lexojme e lexojme sipas momentit politik,po kur do te lexojme e te shikojme veprimin juridik?….Valle keto qe po shkruhen ketu,u mesuan sot? Jo? Arkivat jane plot me dokumenta…po pse nuk behen te qarta me prova bindese,duke publikuar dokumenta te pa kundershtueshme dhe keta horra te mos dine ku te futen…Nje pyetje eshte e pa sqaruar per te gjithe Shqiptaret….Si ka mundesi qe te gjithe bodigardet e Berishes jane ne kerkim ose te vrare ose te zhdukur????? A eshte bere nje analize e tille???Mos eshte rastesi,apo????Jane shume gjera qe duhen te denoncohen ne gazeten tuaj,meqenese e keni marre kete misjon,ndaj dhe eshte gazeta me e lexuar..!!! Duhet mbyllur goja keti anadollaku primitiv dhe jo te lihet te barbalis ne parlament brockulla dhe pozita ta perdore si dordolec per te qendruar sa me gjate ne pushtet.Megjithate faleminderit gazeta “DITA” edhe per kaq.
cthone pederet e PD-se ose ushtria e shkaterrimit te shqiperise?
E shikoni per ke keni vrare shqiptaret e pafajshem?
fashizmi eshte i gjalle ne shqiperi
ky llapaqen,ky njeri i poshter , e ka nje vend se ku duhet te veje,vetem ne burg,por jo vetem ky por edhe liria ,shkelzua,dhe gita,rezidenca e tij me e mire,duhet te jete,….qelia.
Klani tiranes nuk esht kopje po dege e klanit te zemunit e si mund te jet emri i televizionit tvklan ndryshe ??!! Asnjeher nuk kisha besu qe etablohet aq fuqishem mesjeta serbe ne shqiperi e cila ka leshuar rrenje ne mentalitet me moton “pas meje le te vjen kiameti “. Arrestimi dhe denimi i ketij rrjeti ujqish e kisha vendosur shum perpara anetaresimit ne BE .
Te gjitha krahasimet Habjon tregojne nivelin tend primordial te inteligjences !
Ke harruar nje gje te vogel qe Serbia e Milloshevicit u bombardua, ai vdiq ne burg ne hage pasi humbi pushtetin.
Ndersa Shqiperia e Berishes u fut ne Nato, nenshkroi MSA dhe liberalizoi vizat.
Berisha e mori dhe e dorezoi pushtetin me vote. Eshte pritur dhe ka pritur 4 presidente amerikane. Dhe ne fund mori edhe vleresimin e SHBA per gjithcka ka arritur.
Populli thote:- Beme baba te te ngjaj. Njera faqe lan tjetren. Si hunda dhe buza njesoj jane.Edhe bajgen rrota me dyshe e ndan,por bajge mbetet. Edhe mu…ti ere mu….t mban. Si dy pika uje ngjajne..ka plot….E çfare te them me teper?