Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zgjedhjet europiane Merkel kryeson, euroskeptikët 6 deputetë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Europa/Analize > Zgjedhjet europiane Merkel kryeson, euroskeptikët 6 deputetë
Europa/Analize

Zgjedhjet europiane Merkel kryeson, euroskeptikët 6 deputetë

redaktor
Published April 6, 2014
Share
SHARE

Sondazhet e fundit të zhvilluara mbi zgjedhjet europiane në Gjermani, shfaqin epërsi në kryesim të partisë së Merkelit. Kristianë-Demokratët e udhëhequr nga Merkel, pritet të marrin rreth 40% të votave, Social-Demokratët 28% , të Gjelbrit 9%  dhe partia e majtë gjermane Die Linke vetëm 3%, sipas sondazhit “Metapolls”.

Partia e re anti-euro AfD renditet me 6%, ndërsa Liberalët me 3%.

Që kur kriza e euros ka filluar, ka pasur një konsensus të përfaqësuar nga Merkel, e cila tashmë është në koalicion me Social-Demokratët, se përgjigjja për të dalë nga kriza është një konsolidim i mëtejshëm i Europës, që shkon drejt një federalizmi. Kjo ide vlerësohet si një aftësi ripërtëritëse e angazhimit gjerman në Europë. Por, politika dinamike në Gjermani është pothuajse pak a shumë e njëjtë në të gjithë Europën, sipas shifrave të Eurobarometër, përqindja në mbështetje njeh veçse rënie dhe zërat euroskeptikë janë gjithmonë e në rritje.

Megjithëse Merkel u rizgjodh për herë të tretë si kancelare në shtatorin e kaluar dhe ka ndërmarrë një përqasje graduale ndaj krizës së euros, partia e re gjermane euroskeptike Alternativa për Gjermaninë (AfD) arriti të merrte thuajse 5% të votave dhe për pak hyri në Bundestag. Një rezultat mbresëlënës për një parti, që u formua vetëm në shkurtin e vitit të kaluar.

Strategjia e Krisitanë – Demokratëve të Merkel ka qenë stigmatizimi i AfD-së, si një parti e ekstremit të djathtë, edhe pse është mjaft e ndryshme në ideologji, nga partia neo-Naziste NPD, që rrezikonte të futej në parlament në të kaluarën.

Shqetësim më i madh në Gjermani për pro- Europianistët, më tepër se dalja në skenë e AfD-së, është rritja e një euroskepticizmi të elitës intelektuale. Integrimi evropian, më tepër se në çdo vend tjetër, në Gjermani, ka qenë një projekt elite dhe nuk ka pasur kurrë një referendum popullor as për futjen e euros, apo miratimin e Traktatit të Lisbonës.  Që prej fillimit të krizës disa prej intelektualëve gjermanë si në krahun e majtë, po ashtu edhe në të djathtë nuk kanë qenë shumë pro politikave europiane të Merkelit. Në një vend, ku elita intelektuale publike ka një influencë shumë të madhe, kjo konsiderohet si më e rëndësishme në efektet që mund të krijojë, se sa vetë dalja e një partie euroskeptike, si AfD.

Ajo çka po rrit këtë euroskepticizëm, konsiderohet të jetë frika, që ekziston mbi një bashkim të mundshëm borxhesh në nivel europian, ku vende si Gjermania, duhet të paguajnë faturat financiare të vendeve në krizë.

Kohët e fundit (26 shkurt) Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet një vendimi, ndryshoi pragun e hyrjes në parlament me 1%, duke gjykuar se pragu prej 5% ishte tashmë diskriminues për partitë e vogla dhe se për partitë e mëdha, ky prag nuk mund të shndërrohej në problem, pasi ato kanë mundësi të bëjnë aleancë mes tyre. Kjo ulje pragu në përqindje, i mundëson partisë euroskeptike AfD, të marrë deri në 6 deputetë për zgjedhjet evropiane, nga 96 që ka vendi, gjithmonë nëse rezultatet e sondazhit do të ngelen konstante (6%). Por, ky vendim i mundëson edhe partisë gjerësisht të njohur si neo-Naziste, NPD, të arrijë dhe të ketë një deputet në Bundestag në zgjedhjet e ardhshme legjislative, nëse do të ketë po këtë rezultat të zgjedhjeve të shtatorit 2013, me 1.3% të votave. Kjo do të përbëjë një veçanti për skenën politike gjermane, ku neo-nazistët mund të kenë për herë të parë, deputetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme në Bundestag./im.ta/

redaktor April 6, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Arben says:
    April 6, 2014 at 6:57 pm

    KJO ESHTE SHPREHJE E QARTE E QASJES QE DUHET TE KETE NJE QEVERRI NE KOHE KRIZE.

    1. HOLLANDE NE FRANCE, ME REFORMA ASISTENCIALISTE TE TIPIT “HAJT O SHOKE
    HAM NGA NJE LUGE QYL”, QE U DENUA NE ZGJEDHJET E FUNDIT ME VOTE. (KETU
    TEK NE KJO FRYME PERFAQESOHET NGA EDI RAMA DHE ILIR META).

    2. MERKET ME REFORMA TE GUXIMSHME DHE DERI DIKU TE DHIMBSHME NE TREGUN E
    PUNES QE PO KORR SUKSES DHE VETEM KUR TE LERE DETYREN DO TE
    NUMEROHEN REKORDET QE KA THYER. (KETU TEK NE NUK KA TE DJATHTE, KESHTU
    QE NGELET E PAPERFAQESUAR KJO FRYME).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?