Dosja sekrete e gjyqit të Hazbiut
Dëshmia:’Rekrutimet nga agjenturat e huaja, ishin bërë veçmas, kordinimi, sipas skenarit të tyre. Kreu i grupit armiqësor ishte Mehmet Shehu, pranifikimi e realizimi i sabotimeve bëhej nga Kadri Hazbiu’
(Vijon nga numri i kaluar)
Në vazhdim të seancës së dytë të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut e bashkëpunëtorëve të tjerë që nisi më 22 gusht të vitit 1983, Mihallaq Ziçishti, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, jo vetëm jep detaje interesante dhe të panjohura rreth ‘konsolidimit të grupit armiqësor të kryesuar nga Mehmet Shehu, që me porosi të agjenturave të huaja kishte për detyrë të rrëzonte pushtetin komunist…’, por rrëfen bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën e këtyre agjenturave (kryesisht CIA amerikane), për konsolidimin e grupit puçist. “Mehmet Shehu, unë, Kadri Hazbiu, Fiqret Shehu, Panajot Plaku, Feçor Shehu e disa anëtar të tjerë të grupit armiqësor, u rekrutuam nga agjenturat e huaja veçmas, në kohë e rrethana të ndryshme. Njohja dhe hyrja në bashkëpunim u bë sipas skenarit të tyre. Fillimisht, ishte detyrë që ne të kapnim funksione të larta, gjë të cilën e arritën. Më pas, u hodhën në sabotime konkrete, por gjithmonë, me ndihmën e agjenturave të huaja, bënim kujdes që të mos diktoheshim…”-pohon mes të tjerave në gjyq Ziçishti…
Mihallaq Ziçishti:- Ju tregoj për Mehmetin. Rekrutimin e Mehmet Shehut agjent të zbulimeve të huaja, e kam marr vesh nga Llazar Papastoli, i cili ka qenë bashkëpunëtor me Mehmet Shehun në shkollën e Hari Fulcit. Kanë qenë njerëz të afërt, e që të dy, ishin vënë në shërbim të tij. Këtë ma ka thënë vetë Lari Posti, domethënë, ky Llazar Papapostoli. Llazar Papapostoli, prej vitesh kishte emigruar në Amerikë dhe në kohën e luftës, në mënyrë enigmatike, erdhi në Shqipëri. Natyrisht, për ti shërbyer agjenturës amerikane. Me ‘të mu dha rasti të takohem në shtëpinë e një miku në Tiranë. Ai, pasi më foli për Mehmet Shehun, siç thash, kërkoi nga unë që ti organizoja një takim me ‘të. I thashë e kam të pamundur se unë nuk e njoh, dhe nuk e njihja… Atëherë ai ishte zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm. Kështu që i thash nuk ta plotësoj dot dëshirën. Kështu e njoha unë pozicionin e Mehmet Shehut në shërbim të agjenturave të huaja. Më vonë, kjo njohje u thellua gjatë veprimtarisë që kam zhvilluar në kuadrin e organizatës puçiste, kundër revolucionare, të kryesuar prej tij. Gjithashtu, siç thashë, një nga anëtarët e organizatës puçiste kundër revolucionare të kryesuar nga kryeagjenti Mehmet Shehu, është dhe Fiqret Shehu. Për Fiqret Shehun e kam marrë vesh që është vënë në shërbim të agjenturës jugosllave nga Dushan Mugosha. Duke qenë e tillë, domethënë agjente në shërbim të zbulimit jugosllav dhe si bashkëshorte e Mehmet Shehut, ajo ka qenë një nga pjesëtaret më aktive të organizatës sonë dhe siç e vija re, ajo dinte, ajo futesh kudo, fuste lugën në çdo gjellë. Bile, siç e vija re në kohën që më jepej rasti të futesha për punë kur Mehmeti ishte ministër, dhe më vonë, ajo dinte dhe për çështje të Sigurimit dhe për çështje të tjera. Një pjesëtar tjetër që përmenda gjatë deponimit tim, është edhe Llambi Ziçishti. Për Llambi Ziçishtin e kam mar vesh drejt për drejt nga ai që ishte vënë në shërbim të Svetozar Koçiçit, domethënë në shërbim të jugosllavëve.
Se dyti, e kam marr vesh nga të dhënat që dilnin atëherë për takimet që bënin përfaqësuesit e ambasadës jugosllave Svetiozar Kokiçi, Rexhep Xhija, etj, një nga të cilët ishte dhe Llambi. Për këtë i kam thënë Fiqretit, megjithëse e kisha këshilluar edhe vetë Llambin. I kam thënë Fiqiretit që ta thërrasë dhe ta këshillojë në mënyrë që të jetë i matur. Me sa më ka thënë Fiqreti, këtë e ka bërë. Rrjedhimisht, qënien në shërbim të agjenturës jugosllave të llambi Ziçishtit, e kam marr vesh nëpërmjet një veprimie që kemi bërë të dy. Me ndërmjetësinë e Llambi Ziçishtit, Zvetozar Kokiç, kërkoi një takim me mua. Kjo ishte para konferencës së Tiranës. Për këtë, njoftova menjëherë Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shehubn, që Zvetozar Kokiç kërkon të bëjë një takim me mua. Takimin e realizova duke u maskua aty nga personeli i spitalit. Në këtë kohë, ai më dha një dokument për Mehmet Shehun. Takimi ishte i shkurtër, i rastit në thonjëza. Pasi mora dokumentin, u ktheva, u raportova të dyve, dhe Kadri Hazbiut dhe Mehmet Shehut për mënyrën se si e kisha bërë takimin. I dhashë dokumentin. Ky është një fakt tjetër për njohjen e tij në shërbim të agjenturës jugosllave. Një nga anëtarët më aktivë të organizatës sonë puçiste të kryesuar nga agjenti shumë ngjyrësh Mehmet Shehu, është dhe Kadri Hazbiu. Me Kadri Hazabiun jam njohur që në vitin 1946. Kadri Hazbiu bënte pjesë në rrethin e ngushtë të kuadrove kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme që atëherë drejtohej nga Koçi Xoxe, si Nesti Kerenxhi, etj… Gjithashtu ai bënte pjesë dhe në elitën e kuadrove kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë. Duke qenë shef i Sigurimit të Ushtrisë, ai kishte lidhje me përfaqësuesit jugosllavë që ishin pranë ushtrisë. Pozicionin e tij pro jugosllav kam filluar ta njoh edhe në kuadrin e rrethit të ngushtë që kishim unë, ai, Panajot Plaku, Maqo Çomo, etj… Por pozicionin e tij më të thellë agjenturor, kam filluar ta njoh me rastin e një pikniku që kadri Hazbiu organizoi në Ibë të Tiranës. Aty isha unë, Kadri Hazbiu, Kristo Themelko dhe një këshilltar jugosllav, që me sa di, ishte Svetozar Koçiçi. Në këtë piknik, si të thuash, kripa e gjellës, ishte Kadriu. Propagandonte me të madhe për Jugosllavinë, Titon, për një fat të madh që i kemi në kufi, etj. Ky, ishte gjithashtu pjesëmarrës në piknik, ku pashë afrimin e tij me zbuluesit jugosllav, ishte dhe një përpunim si të thuash, që filloi të më bënte mua Kadri Hazbiu… Thellimi i njohjes sime dhe i pozicioneve agjenturore të Kadri Hazbiut dhe timin, u bë më tej kur shkuam në Moskë për studime në vitin 1947. Duke qenë se atje flinim në një dhomë, këtu ju hapëm njëri-tjetrit për pozicionet tona. Kemi biseduar për Konfederatën Ballkanike, kemi biseduar për ardhjen e divizioneve në Shqipëri, kemi biseduar për unifikimin e komandave nën drejtimin e Titos, etj… Dhe që të dy, për këto pikëpamje, kemi qenë të një mendimi. Kur shkuam në shkollë, avioni jonë qëndroi në Budapest. Me ndërhyrjen e Vaskë Kolecit e të Kadri Hazbiut, në vend që të shkonim në ambasadën sovjetike, se atje duhej të shkonim, atje ishim drejtuar, kemi fjetur në ambasadën jugollave. Jugosllavët, të nesërmen na përcollën në fushën e aviacionit, nga ku shkuam në Moskë. Kadri Hazbiu më tregonte gjithashtu se kishte njohuri të thella me Fadil Hoxhën, me Xhavit Nuimanë. Nuk më kujtohet në atë kohë apo më vonë më ka folur dhe për Dushanë, me të cilin kishte krijuar lidhje që kur kishte qenë në Brigadën e Pestë Sulmuese në Jugosllavi. Gjatë kësaj kohe, kemi biseduar edhe për gjëra të tjera të luftës, si për çështjen e fraksionit të Xhepit… Unë i kam treguar për atë amnistinë në Devoll, kemi biseduar për çështje të ndryshme, shkelje të ndryshme të vijës së Partisë, si në organet e Sigurimit të Ushtrisë edhe unë në Divizionin e Mbrojtjes, dhe për pak kohë, sa isha në seksionin e Tiranës. Gjithashtu, ai më ka folur edhe për punën që ishte bërë atëherë për të nënshtruar kosovarët ndaj politikës së Titos. Si përfundim, ashtu si e them edhe më sipër, këtu ju hapëm njëri-tjetrit për pozicionet e tona agjenturore në shërbim të jugosllavëve. Unë i tregova si isha rekrutuar nga Panajot Plaku. Gjithashtu dhe ai më tha se si ishte vënë në shërbim të jugosllavëve. Kështu, në shkollë, si me thënë, erdhëm në emërues të përbashkët. Pas kthimit nga Moska, kur poli agjenti Mehmet Shehu u bë Ministër i Punëve të Brendshme, Kadriu dhe unë u vumë në shërbimin e tij agjenturor. Kështu, konkretisht, si unë, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Panajot Plaku, duke qenë se i njihnim pozicionet tona agjenturore, erdhëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme të kryesuar nga Mehmet Shehu, në emërues të përbashkët. Në këtë kohë, nga këto të tre, domethënë, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e Panajot Plaku, kam mësuar për lojën e dyfishtë që kishte organizuar agjentura jugosllave në Plenumin e 8-të të Komitetit Qendror për të goditur vijën e Partisë dhe udhëheqjen e shëndoshë të saj, sidomos Sekretarin e Përgjithshëm. Këtë detyrë, agjentura jugosllave në Plenumin e 8-të, ia kishte ngarkuar Koçi Xoxes, Pandi Kristos, etj.. Në këtë plenum, për arsye të perspektivës u vu në shenjë si ani jugosllav Memhet Shehu. Siç dihet, situata atëherë ishte jo shumë larg daljes së Letrave të Informbyrosë. Prandaj, për arsye të perspektivës, u vu në shenjë Mehmet Shehu si agjent, si anti jugosllav. Kurse në aktivet që u bënë pas Plenumit të 8-të, sidomos ai i shkollës së Dakos që u bë për Tiranën, aty një rol analog kishin marrë nga zbulimi jugosllav, Panajot Plaku dhe Kadri Hazbiu, të cilët janë ngritur në Plenium dhe kanë folur, duke mbështetur pikëpamjet e Koçi Xoxes nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, , duke goditur Mehmet Shehun si anti jugosllav, por jo deri në atë masë sa të dëmtohej puna dhe loja e dyfishtë. Çështja është që, në qoftë se në Plenum ose më vonë do godditej Koçi Xoxe si projugosllav, atëherë në vend të tij do të ngrihej në pozita të larta agjenti tjetër i tyre i rëndësishëm, Mehmet Shehu. Ashti siç ndodhi në fakt. Më tej, thellimi i njohjes së pozicioneve agjenturore me Kadri Hazbinë në shërbim të agjenturës jugosllave dhe pastaj të asaj sovjetike, u thellua më tej gjatë kohës që kemi punuar së bashku në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, nëpërmjet veprimeve armiqësore që kemi zhvilluar së bashku gjatë kohës që në krye erdhi Mehmet Shehu si ministër, e më pastaj. Fill pas marrjes së formës organizative të plotë organet e punëve të brendshme, Kadri Hazbiu u vu në lidhje agjenturore me këshilltarët sovjetikë Sokolov dhe Glaskov, lidhje këto që i mbanin si Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu. Bile, në një darkë në ambasadën sovjetike më ka rekomanduar edhe mua me këta dy persona. Kështu, si përfundim, këto lidhje me agjenturën sovjetike, ai, si dhe unë, si konkluzion, i mbajtëm deri sa këshilltarët sovjetikë u larguan nga vendi ynë. Gjithashtu, pas organizimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tani që e njihnim mirë pozicionin armiqësor të njëri-tjetrit në shërbim të agjenturave të huaja. Ai, siç thashë, na dha poste të rëndësishme në ministri duke na bërë zëvendësministra dhe si të tillë u bëmë krahët e tij për realizimin e gjithë veprimtarisë puçiste të rrezikshme që po gjykohen sot përpara kësaj gjykate.
Si fillim i punës sonë, pas riorganizimit të ministrisë, e kam fjalën si fillim i punës armiqësore, për të sabotuar punë e organeve të Sigurimit të Shtetit, para nesh u shtrua detyra e zgjedhjes së drejtimeve që duhej ti jepnim organeve të Sigurimit të Shtetit për të sabotuar vijën e Partisë në këto organe. Siç do të shpjegoj edhe më poshtë, në këto organe, pikënisja e punës sonë ishte që të merrnim të gjitha masat e nevojshme për të mos u zbuluar personi, figura e Mehmet Shehut si agjent në shërbim të shumë zbulimeve, ashti si dhe zbulimi i jonë si agjentë të shërbimit jugosllav. Lidhur me këtë, domethënë me zgjedhjen e drejtuesve kryesorë dhe me punën që filluam, së pari, u zgjodhën kuadrot. Nga kuadrot që u zgjodhën ishin të tillë që të zbatonin detyrat për arritjen e qëllimeve tona armiqësore, kjo sigurisht, në përgjithësi. Kështu, dora-dorës, u sollën në ministri kuadro të ndryshëm në bazë të njohjeve personale si Maqo Çomo, Halim Xhelo, etj…, ku në përgjithësi predominonin kuadrot e Brigadës së 4, 5-të dhe të Brigadës së Parë. Gjithashtu u sollën në ministri dhe kuadro me kleçkë në biografi, ose me karakter jo të shëndoshë, të përshtatshëm për organet e Sigurimit të Shtetit.
Së dyti, u bë seleksionimi i kuadrove që kishin drejtuar deri atëherë Ministrinë e Punëve të Brendshme si Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Thoma Karamelo, etj… Këta tre të fundit, edhe u arrestuan. Por, çështja e arrestimit të tyre kishte për qëllim më tepër për të mësuar prej tyre ç’ka mund të dinin për atë që thashë më sipër, për fytyrën e vërtetë të Mehmet Shehut. Gjithashtu, ata dinin edhe për ne, dhe duke qenë se dinin edhe pozicionin e qëndrimin tonë, domethënë, timin dhe të Kadri Hzbiut, ata u trajtuan mirë në burg, e kështu, amnisti pas amnistie, dhe u liruan.
Së treti, si rrjedhim i sa thashë më sipër, në caktimin e drejtimeve kryesore që i duhej dhënë punës, për të sabotuar punën në organet e Sigurimit të shtetit, siç ishin për shembull, agjencitë e ndryshme që kishin qenë çerdhe të zbulimeve të huaja, misionet e huaja si në Durrës, Elbasan, Korçë, etj… Individë të njohur si zbulues të agjenturave të huaja që kishin vepruar në vendin tonë që në kohën e Zogut, e gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, elementët e goditur pas çlirimit si agjentë të zbulimit të shërbimeve të huaja, etj…
Tjetër, ajo që ka rëndësi, ne lamë në kënd të vdekur të gjithë elementët antiparti që kishin punuar deri atëherë, domethënë, që kur ishte Koçi Xoxe. Ky ishte drejtimi kryesor që lamë të vdekur midis drejtimeve të tjera kryesore që thashë. Të gjitha këto këto kontigjente, që nga Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, unë, jo vetëm u lanë në kënd të vdekur, por me anë të amnistive që u bënë pas goditjes së Koçi Xoxes, një pjesë e këtyre agjentëve të rëndësishëm si Llazar Papapostoli, Isan Qereshniku, etj, u liruan nga burgu. Gjithashtu, u liruan hga burgu edhe Vangjo Mitrojorgji, Vaskë Koleci, Thoma Karamelo, etj… Për këtë qëllim, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, (megjithëse ministria kishte të dhëna, e dinte se kush ishte në burg, kishte lista, kishte të dhëna për sejcilin), kanë shkuar në burg. Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, kanë marr takim me të burgosurit. Qëllimi kryesor ishte që Mehmet Shehu tu thoshte atyre që ja ku jam tani, tani që jam, do të keni shpresë. Ishte për tu dhënë atyre shpresa, me pak fjalë, për ndihmën që do të gëzonin prej tij, ashtu siç ndodhi në fakt. Gjithashtu, për të përpunuar këto kontigjente, për ti pasur nën kontroll këto kontigjente, u krijua një degë pranë artizanatit ku u grumbulluan një pjesë e madhe e këtyre personave, këtyre kontigjenteve që ishin goditur gjatë luftës. Një pjesë u tërhoq në bashkëpunim, që me sa kam parë deri tani, një pjesë prej tyre janë në rrjetin e organeve të Sigurimit. Megjithëse janë djegur e janë përzhitur. Si konkluzion, kjo veprimtari armiqësore e Mehmet Shehut, e Kadri Hazbiut, dhe e imja, luajti një rol të rëndësishëm në psikologjinë e kuadrove të Sigurimit të Shtetit, duke u dobësuar vëmendjen këtyre kuadrove ndaj këtyre kontigjenteve, të cilët duhet të ishin në bazë të vëmendjes së tyre dhe të organeve të Sigurimit të Shtetit. Vazhdimi i veprimtarisë sonë armiqësore, e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe e imja, e pati këtë ndikim dhe në vitet e mëvonshme.
Së katërti, duke i trajtuar në këtë mënyrë pasi e shqyrtuam problemin nga të katër anët ne të tre, vendosëm që tehu kryesor i organeve të drejtohej kundër bandave të armatosura dhe grupeve armiqësore që krijoheshin atëherë në kuadrin e punës armiqësore që zhvillohej në atë kohë. Kjo u arsyetua me atë se lufta kundër bandave ishte një veprim i dukshëm e në fakt, kështu ishte. Por nga ne të tre, Nga Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe unë, kjo u bë me qëllim të caktuar. Nga njëra anë për të lënë në kënd të vdekur kontigjentet, dhe nga ana tjetër, dhe për faktin se lufta kundër bandave të armatosura ishte një luftë masive, që binte në sy. Ishte një luftë që merrte pjesë gjithë populli. Si rrjedhim, kjo u përdor nga ne për të bërë bujë para Partisë dhe nga ana tjetër, për të mbuluar veprimtarinë armiqësore që ishim duke kryer.(Vijon nesër).
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi
DETAJ 1
“Rekrutimin e Mehmet Shehut si agjent të zbulimeve të huaja, e kam marr vesh nga Llazar Papastoli, i cili ka qenë bashkëpunëtor me Mehmet Shehun në shkollën e Hari Fulcit. Kanë qenë njerëz të afërt, e që të dy, ishin vënë në shërbim të tij. Këtë ma ka thënë vetë Lari Posti, domethënë, ky Llazar Papapostoli. Llazar Papapostoli, prej vitesh kishte emigruar në Amerikë dhe në kohën e luftës, në mënyrë enigmatike, erdhi në Shqipëri”
DETAJ 2
“Thellimi i njohjes së pozicioneve agjenturore të Kadri Hazbiut në shërbim të agjenturës jugosllave dhe pastaj të asaj sovjetike, u verifikua më tej gjatë kohës që kemi punuar së bashku në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, si dhe më pas, nëpërmjet veprimeve armiqësore që kemi zhvilluar së bashku gjatë kohës që në krye erdhi Mehmet Shehu si ministër. Kemi vazhduar deri vone keështu”
DETAJ 3
“Nga Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe unë, jo vetëm u lanë në kënd të vdekur, por me anë të amnistive që u bënë pas goditjes së Koçi Xoxes, një pjesë e këtyre agjentëve të rëndësishëm si Llazar Papapostoli, Isan Qereshniku, etj, u liruan nga burgu. Gjithashtu, u liruan hga burgu edhe Vangjo Mitrojorgji, Vaskë Koleci, Thoma Karamelo, etj… Për këtë qëllim, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, kanë shkuar dhe i kanë takuar këta në burg”
NESËR DO TË LEXONI:
–Dëshmia e Mihallaq Ziçishtit: Si u afruan nga Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu në funksione të larta në Ministrinë e Brendshme agjentët e zbulimeve të huaja.
-Bashkëpunimi me agjenturat e huaja në lojën me bandat e Xhelo Koçiut, Alush Leshanakut e Etem çakos, manovër për maskimin e veprimtarisë së grupit agjenturor që kryesohej nga Mehmet Shehu.
-Çfarë u bisedua në shtëpinë e Mehmet Shehut nga anëtarët e grupit; Mehmet Shehu, Mihallaq Ziçishti, Kadri Hazbiu e Fiqret Shehu, për sabotimin e Konferencës së Partisë për Tiranën në vitin 1956.
Me vjen shume keq qe nje gazete e re e cila ka lancuar nje fryme disi me ndryshe ne tregun mediatik vazhdon e merret me pacavure te sajuara nga ramiz alia te cilat i noterizonte enveri i cili kish 15-20 vjet qe e kishin lene edhe syte edhe mendja , sa edhe femijet e tij i dukeshin armiq . Po te donte Mehmet Shehu ta rrezonte sistemin per 24 ore e bente , por ai pavarsisht formimit intelektual perndimor ishte besnik i atij sistemi .
Keto jane proces-verbalet e hetuesise dhe te gjyqit, jane interesante, por s’permbajne brenda te verteten e plote. Gazeta ben mire te thote qe po publikojme dosjen gjyqesore dhe kaq.
sA PER DIJENI KJO ESHTE NJE GAZETE SI zeri i popullit NE GUSHTIN E ’42.P
Nuk ka asnje dyshim se keto “dokumente” jane te gjitha te sajuara nga “kuzhina” e sigurimit me qellim qe te “vertetonin” halucinacionet e Enverit qe i shperndau ne “sinoptiken” e tij te njohur. U gjend nje njeri me karakter te dobet dhe, ashtu sic beri edhe Fiqirete Shehu ne “gjyqin” e saj, nuk lane gje pa treguar. Pyetja e thjeshte qe lind eshte: Ne qofte se gjendja ishte e atille, si eshte e mundur qe gjithe ata njerez, te cilet kishin ne dore gjithcka, “edhe gurin edhe arren”, qe kishin poste kyce dhe ishin aq te shumte, nuk arriten t’i hidhnin nje pike helm ne gjelle Enverit? Prandaj une mendoj se keto jane vetem marrezi qe nevojiten per te shitur gazeten dhe, deri sa ka njerez qe i kerkojne, mire bejne qe i botojne. Biznes eshte edhe ky.
Te gjitha keto qe thuhen jane te verteta.
Fakti qe Panajot Plaku pa pritur u aratis ne Jugosllavi, ne kushtet kur ishte ne funksion te larte shteteror e verteton me se miri kete.
Nje nga personat qe permendet ketu,Thoma Karamelo, eshte bashkefshatari
im, funksionar ne Ministrine e Bredshme pas clirimit dhe qe e ka kalur jeten ne burg dhe ne internim.
Ai ka treguar jeten e tij ne nje liber ku analizon veprimtarine ketyre armiqve, dhe cfar ka hequr prej tyre, vetem sepse ishte ne dijeni te pozicioneve te tyre si agjente.
Sipas ketyre deshmive duket qarte se cilet jane ekzekutoret e vertete pas clirimit te vendit,pra jane armiqte e shqiperise, qe ishin agjente te shitur.
Kete gje ben sot edhe agjenti UDB-se Sali Berisha
Shikojeni kete faqe http://www.facebook.com/pages/Agim-Hamiti/174353345957127
Lexoni e mos paragjykoni pa ditur gjithcka. Sic e shihni gjyqi eshte mese i rregullt. Te gjithe ata qe jane akuzuar, kane te drejte te flasin lirshem, te kerkojne e te ballafaqojne cfaredo deshmitaresh e dokumentash. Asgje nuk u mohohet, asnje presion nuk shoh ne zhvillimin e gjyqit. Kane pretendime nga hetuesit por asnje ankese a padrejtesi nga Kryetari i Gjyqit, ish patrioti, shoku e miku i tyre deri para arrestimit, Aranit Cela, Bile ai u thote cope ne nje moment: momenti i hetimit eshte tjeter gje por qe nga ky moment qe dosjen e kemi ne, asnje nuk mund te nderhyje e asgje nuk mund te ndryshohet nga asnje hetues a kushdoqofte, dhe ju keni te drejten te thoni gjithcka e te mbroni vetvehten. Dhe po ta ndiqni me vemendje lexmin, te gjithe kane mundesi te thone gjithcka. Asnje nderhyrje nga Kryetari i Gjyqit
Pyet dikush me te drejte, e kishin ne dore ta vrisinin E.Hoxhen. Mendimi im eshte: Ata donin ta merrnin pushtetin urte e bute mbas vdekjes se tij. Pastaj edhe po ta vrisnin, mbas E.Hoxhes vinte Hysni Kapo. E nuk dihej c’mund te ndodhte po ta vrisnin se E.Hoxha kishte shume autoritet ne ate kohe ne popull. Keshtu qe ata preferuan te prisnin momentin. Kur ndodhi puna e Kosoves, atehere ustallaret ne Beograd u nervozuan dhe u dhane urdher te vepronin. E keshtu, M.Shehu u corodit fare deri sa vrau vehten.
Tani nje pyetje per ata qe nuk besojne: Beogradi gjithmone ka pasur agjente ne Shqiperi, ne cdo periudhe, qofte edhe sot. Pse e dyshoni faktin qe keta nuk kane qene lidhur me jugosllavet edhe atehere? Vete fakti qe jugosllavet ishin te pranishem dhe me influence qe nga themelimi i Partise Komuniste deri ne 1948, nuk do de thote gje per ju ky fakt?
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww