Shqetësimet që mund të shfaqen gjatë natës, mund të shkaktohen edhe nga sëmundja e cila në gjuhën popullore njihet si “zjarri i natës”. Kjo sëmundje përgjithësisht shfaqet më së shumti tek moshat e rritura, ndërkohë që mund të shoqërohet edhe me dhimbje të forta. Sipas mjekëve virusi që shkakton “zjarrin e natës” merret nëpërmjet ajrit, sikundër ndodh edhe me virozat e gripale. Por, ndryshe nga këto të fundit, virusi që shkakton sëmundjen e “zjarrit të natës”, qëndron për një kohë të gjatë në organizëm, duke shfaqur më pas shqetësime të shumta që pengojnë kryerjen e një gjumi të qetë. Mund të ndodhë që prania e këtij virusi të ketë hyrë në organizëm që në fëmijëri, por në një moshë të thyer, virusi mund të zgjohet në mbaresat nervore, duke provokuar dhimbje djegëse, të cilat vështirësojnë kalimin e orëve gjatë natës. Ndonëse janë pak më të rralla, nuk përjashtohet edhe mundësia e shfaqjes së kësaj sëmundje në moshat më të reja. Kjo ndodh kryesisht në rastet kur imuniteti mund të jetë dobësuar, si rezultat i sëmundjeve të tjera të kaluara. Mjekët vënë në dukje se kur sëmundja shfaqet në moshat më të reja, kalohet më lehtë, ndryshe nga sa ndodh me moshat e treta. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia Ilda Xhelili tregon rrugët se si merret ky virus, ndërlikimet që lë në organizëm, si dhe trajtimet që duhen ndjekur për të minimizuar pasojat.
Çfarë është sëmundja e zjarrit të natës?
“Herspes Zostri” është një sëmundje virale që shkaktohet nga një herpes virus (variçelazoster). Në fakt, ky është një virus që shkakton dy sëmundje: variçelën që në gjuhën e popullit quhet ndryshe lija e dhenve dhe “Herpes zosteri” që njihet me emrin “zjarri i natës”. Në vijim të shkrimit do të ndalemi në trajtimin e sëmundjes së zjarrit të natës,e cila nuk duhet neglizhuar.
Pse në gjuhën e përditshme njihet me këtë emër?
Kjo sëmundje karakterizohet nga inflamacioni (infeksioni) i nervave të ndryshëm dhe nga vezikula të dhimbshme në lëkurë përgjatë shtrirjes së nervit të prekur (fshikëza të mbushura me lëng). Kur pacienti paraqitet në klinikë, referon se para daljes së fshikave, ka pasur dhimbje shumë të forta në zonën ku më pas (5-7 ditë ndonjëherë edhe 10 ditë) kanë dalë fshikat. Dhimbjet janë të forta, të menjëhershme dhe të tipit djegës. Më duket thotë pacienti ‘’sikur po digjem, sikur më përcëllon, ose po marr flakë, e kam gdhirë gjithë natën, mos kam ndonjë gjë të keqe? Pra, prandaj ka marrë dhe këtë emër, në bazë të perceptimit të dhimbjes. Janë pikërisht këto dhimbje kaq të forta, ndonjëherë edhe të padurueshme që shpesh here i orientojnë pacientët në drejtime të gabuara. Jo rrallë, pacientët shkojnë te mjeku i reumatizmës (rheumatologu) apo i kockave (ortopedi) për shkak se kanë dhimbje shumë të forta të shpatullës, shpinës, kokës apo ndonjë zone tjetër që është prekur nga ky virus. Por, në momentin që zona e prekur mbushet me fshikëza, ne mjekët e kemi mjaft të qartë diagnozën e kësaj sëmundjeje.
Cilat janë zonat që preken më shpesh nga kjo sëmundje?
Zakonisht preken nervat e shpinës dhe të gjoksit, pastaj vijnë ato të qafës, të mesit, kërbishtes dhe më rrallë nervat e kokës.
Cilët janë personat më të rriskuar nga kjo sëmundje?
“Herpes zosteri”, nuk para prek moshat e reja. Ai vihet re më shpesh në moshat e vonshme, pra është sëmundje e të rriturve. Ai vihet re më shpesh në të sëmurët që vuajnë nga sëmundje malinje, ata me diabet, ata që trajtohen me rreze, personat e prekur me HIV, pra kryesisht në personat me imunitet të dobësuar. Gjithashtu është vënë re edhe në personat që kryejnë punë të rënda të vazhdueshme, si edhe në moshat e thyera (pra që kanë të bëjnë me uljen e rezistencës). Virusi hyn në organizëm me anë të mukozës së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ndoshta edhe me anë të konjuktivave (e syve).
A përsëritet kjo sëmundje?
Përsëritja e sëmundjes është shumë e rrallë. Nëse jemi të sigurt që kemi të bëjmë me një rikthim të sëmundjes, atëherë kjo na bën të mendojmë se mund të jemi përpara një subjekti me proces malinj ose sëmundje të tjera që shoqërohen me ulje të imunitetit. Ndërsa nëse jemi përpara një subjekti të shëndetshëm, atëherë mundësia më e madhe është se kemi të bëjmë me një virus tjetër, mjaft të ngjashëm me të që quhet Herpes Simpleks. Megjithatë nuk përjashtohen ri-infeksionet që janë shumë të lehta. Por, e përgjithshmja është “jo”, nuk përsëritet. Një veçanti tjetër është se virusi mund të qëndrojë i fshehur në trupin e njeriut për vite të tëra dhe të shfaqet më vonë në formën e “Herpes zoster”. Është vënë re se shumica e personave në moshë të thyer (pas të shtatëdhjetave) e kanë kaluar këtë sëmundje.
Cilat janë shenjat klinike të kësaj sëmundjeje?
Siç e thashë edhe më sipër, kjo është një sëmundje akute (e menjëhershme) që prek nervat e ndjeshmërisë dhe të zonës së lëkurës që mbulojnë këto nerva. Kryesore është dhimbja që shtrihet në zonën e nervit të prekur, pra mund të jetë në gjoks, shpinë, qafë, mes dhe rrallë në kokë apo edhe në zonën e mbivetullës. Temperatura dhe dhimbjet e lokalizuara mund të shfaqen në të njëjtën kohë, por mund të jetë edhe vetëm me dhimbje e pa temperaturë. Dhe, pas disa ditësh fillojnë të shfaqen në lëkurë skuqje që kruhen lehtë ose kanë dhimbje djegëse. Më pas këto kthehen në fshikëza të mbushura me lëng. Në varësi të vendit se ku shfaqen, dhimbjet mund të ngjasojnë me pleuritet, me infarktin e miokardit (në gjoks), me gurët në veshka (në mes) etj.
Cila është ecuria e kësaj sëmundjeje?
Përgjithësisht ecuria është e mirë. Zakonisht shërimi vjen pas dy ose tre javësh, kohë në të cilën bien dhe koret e fshikëzave. Por, ajo që është karakteristike, dhimbja mbetet edhe për pak kohë më pas. Tek të moshuarit kjo kohë mund të jetë edhe dy tre muaj, ndonjëherë edhe më gjatë. Kjo ka të bëjë me kohën e rikuperimit të nervave në varësi të forcës imunitare të organizmit.
Cilat janë masat parandaluese?
Sigurisht që, ashtu si edhe për të gjitha sëmundjet virale rëndësi ka veçimi i burimit të infeksionit nga ambientet kolektive dhe dezinfektimi i objekteve të kontaminuara me kollën apo sekrecionet e të sëmurit. Gjithashtu mund të përdoret një vaksinë me virus të dobësuar (VZ). Zgjatja e imunitetit të saj nuk dihet saktë prandaj rekomandohet përsëritja e saj. Në rastet e vaksinimit mund të shfaqen forma të lehta të infeksionit. Vaksina rekomandohet kryesisht për personat me ulje të imunitetit apo që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike. Përsëritja e vaksinës rekomandohet pas një periudhe kohore prej 4-8 javësh nga doza e parë.
Ndërlikimet që sjell sëmundja
Po, ka ndërlikime. Këto ndodhin zakonisht në atë formë të “Herpes Zosterit” që prek nervat e kokës. Kjo është dhe forma më e rëndë e sëmundjes që shoqërohet me dhimbje koke. Në këtë formë, fshikëzat mund të shfaqen në ballë, në gojë, në faqe, në sy. Ndërlikimi më i madh në këto raste është paraliza e qepallave dhe sidomos dëmtimet e kornesë. Në rast se zosteri lokalizohet në zonën e veshit, atëherë mund të kemi çrregullime të dëgjimit dhe të ekuilibrit.
Kam nje skuqje te lehte ne majen e llapes se veshit ne anen e brendshme te tij prej nje jave. Nuk kam dhembje por me bezdis kur ve koken ne jastek. E mjekoj vazhdimisht me alcool.
Jo sepse po
un jam me semundjen e zjarrit
Per te gjithe ju qe vuani nga semundja e “zjarrit” lajmi i mire eshte qe ka nje zgjidhje por mjeket jane te painformuar.
Virusi zhduket duke marre doze te madhe ditore Vitamine C (20 gram ne dite) Semundjat zhduket per 3 dite.
Forma me e mire e vitamines C quhet Liposomal Vitamin C dhe prodhohet nga nje kompani qe quhet LivOn ne amerike.
Mund te porositet nepermjet internetit tek link:
https://www.amazon.com/Lypo-Spheric-Vitamin-C-1-Carton/dp/B004UCVQTS/ref=sr_1_3_a_it?ie=UTF8&qid=1506176333&sr=8-3&keywords=livon+labs+liposomal+vitamin+c
Ju duhen tre pako
Sherim te mbare!
Edhe un kete koh jam me kete semundje(zjarrin e nates)
Ka dhimje te medha….
un jam me semundjen e zjarrit,ne koke,ne kembe,ne krah,ne kurriz,ne fytyer,
Per te gjithe ju qe vuani nga semundja e “zjarrit” lajmi i mire eshte qe ka nje zgjidhje por mjeket jane te painformuar.
Virusi zhduket duke marre doze te madhe ditore Vitamine C (20 gram ne dite) Semundjat zhduket per 3 dite.
Forma me e mire e vitamines C quhet Liposomal Vitamin C dhe prodhohet nga nje kompani qe quhet LivOn ne amerike.
Mund te porositet nepermjet internetit tek link:
https://www.amazon.com/Lypo-Spheric-Vitamin-C-1-Carton/dp/B004UCVQTS/ref=sr_1_3_a_it?ie=UTF8&qid=1506176333&sr=8-3&keywords=livon+labs+liposomal+vitamin+c
Ju duhen tre pako
Sherim te mbare!
Dhe une jam me semundjen zjarri i nates po bej gati 3 muaj dhe spo gjej nje zgjidhje une kam pucrra ne qafe , ne kurrize ,ne kembe ,dhe ne bark !!!!
A eshte ngjitese semundja e zjarrit.??
A eshte ngjitese semundja
Prsh, pse nuk na japin pergjigje mjeket ne se eshte ngjitese apo jo??? Pasi une kam nje te aferm timin qe eshte ne moshe madhore mbi 80 vjeç dhe kam frike ta takoj pasi duke qene se eshte virus mund te jete ngjites…
Per te gjithe ju qe vuani nga semundja e “zjarrit” lajmi i mire eshte qe ka nje zgjidhje por mjeket jane te painformuar.
Virusi zhduket duke marre doze te madhe ditore Vitamine C (20 gram ne dite) Semundjat zhduket per 3 dite.
Forma me e mire e vitamines C quhet Liposomal Vitamin C dhe prodhohet nga nje kompani qe quhet LivOn ne amerike.
Mund te porositet nepermjet internetit tek link:
https://www.amazon.com/Lypo-Spheric-Vitamin-C-1-Carton/dp/B004UCVQTS/ref=sr_1_3_a_it?ie=UTF8&qid=1506176333&sr=8-3&keywords=livon+labs+liposomal+vitamin+c
Ju duhen tre pako
Sherim te mbare!
Ore si sherohet kjo lloj semundje se vdiqem fare
Mirmbrema un kam pucrra dhe e skuqura te gjith trupin
Pershendetje. Ne zonen e mjekres me eshte bere nje pjese e skuqur , diket sikur eshte kokrriza kokrriza. A mund te jete zjarri I nates ?
A te jep zjari nates djersitje dhe djegje kraharori kuah mund te me ndimoj kam siklet te pa pare
Kam disa pika te vogla ne dore. Nuk e di a eshte semundja e zjarrit. Jane pika te vogla me hane pak dhe me skuqen vete kur i kruaj.