Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tiranë, gjykata dhe prokuroria lirojnë shoferët që arrestoi policia për kundravajtje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Tiranë, gjykata dhe prokuroria lirojnë shoferët që arrestoi policia për kundravajtje
KronikeLajm i fundit cicerr

Tiranë, gjykata dhe prokuroria lirojnë shoferët që arrestoi policia për kundravajtje

anazapta
Published November 15, 2013
Share
SHARE

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar masën e sigurisë me “detyrim paraqitje”, për pesë nga shoferët që kishin konsumuar pije alkoolike, dhe që u arrestuan në fundin e javës së shkuar në Tiranë.  Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, gjykata dha këtë vendim për shkak se vetë Prokuroria kërkoi të tillë masë. Aksioni policor i nisur me urdhër të Ministrisë së Brendshme për të arrestuar të gjithë drejtuesit e automjeteve, që kanë përdorur pije alkoolike, apo pa patentë, duket se ka hasur problemet e para gjatë bashkëpunimit midis organeve, për të dalë në rezultatin konkret për të cilin nisi. Arsyeja ka qenë burgosja e të gjithë drejtuesve të dehur, por Prokuroria ka zbutur qëndrimet e saj në lidhje me këta drejtues, duke kërkuar një masë më të butë. Por, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka vendosur të zbusë qëndrimet ndaj aksionit policor, pritet se ç’do të vendosin Prokuroritë në rrethe. Në rang vendi, policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar rreth 50 persona, të cilët në ditët në vazhdim do t’i dërgohen gjykatave.

 

anazapta November 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Bubullima says:
    November 15, 2013 at 1:20 pm

    SI duket,kur jane pyetur nga prokurori ,nuk vinin era raki dhe prokurori eshte lekunddur. Meqense do te paraqiten ne dite te tjera, do te shikohen ,po erhen era raki do denohen pasi veteteohet plotesisht qe kan e pire ,e kunderta shkoni ne shtepi e mos pini shume!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?